GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 4 rusëve në Qerret, u asfiksuan në sauna nën efektin e alkoolit. Dëshmitë zbardhin itinerarin e tyre

09:47 - 16/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e 4 rusëve në Qerret, u asfiksuan në sauna nën efektin e alkoolit. Dëshmitë zbardhin itinerarin e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, rreth orës 22:20, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hotelin me 5 yje “Gloria” në Qerret të Kavajës.

Mësohet se turistët që kanë humbur jetën janë: Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, të afërm me njëri-tjetrin.

Si fillim, policia aludoi se turistët kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar, por nga hetimet paraprake dyshohet se viktimat ishin nën efektin e alkoolit çka ka sjellë më pas edhe humbjen e jetës së tyre.

Bëhet e ditur se tre nga viktimat kanë lidhje gjaku mes tyre, prindërit me vajzën dhe partneri i saj. Ata mbërritur në Shqipëri para një jave së bashku me një grup tjetër. Kanë qenë këto të fundit të cilët kanë vënë re mungesën prej një kohe të gjatë të shokëve të tyre dhe kanë ngritur alarmin. Më pas, kanë nisur kontrolli brenda hotelit, ku u gjetën të pajetë nga menaxheri, i cili më pas ka njoftuar ambulancën.

Lajmi i tragjedisë në Qerret u pasqyruan me shpejtësi edhe nga mediet ruse, ku shkruajnë se ngjarja në fjalë i është përcjellë edhe ambasadës ruse në Tiranë.

“Katër turistë të vdekur rusë u gjetën në një sauna hoteli në Shqipëri. Me sa duket, bashkatdhetarët vdiqën nga asfiksimi” shkruan një nga mediat ruse. “Autoritetet lokale njoftuan ambasadën ruse për incidentin” vijon më tej shkrimi.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar stafi i hotelit si edhe personat që mund të kenë dijeni për tragjedinë që ka ndodhur në hotelin e Kavajës.

Recepsionisti i hotelit, ka qenë i pari që ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, ku u shpreh se ka qenë rreth orës 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ndërsa i ka thirrur atyre disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, kështu mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.

Niveli i temperaturës në sauna, si dhe kushtet e funksionimit të saj po hetohen gjithashtu nga grupi hetimor, ndërkohë që burime policore lokale bëjnë me dije se priten edhe ndalime për shkak të neglizhencës së personelit në kujdesin ndaj klientëve që frekuentojnë ambjentet e Spa-së, respektivisht saunës. Ky është dyshimi kryesor dhe pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore si dhe vlerësimi i kushteve termike dhe teknike brenda saunave ato që do të japin verdiktin përfundimtar.

Etiketa: KavajeqerretSaunaturistetVdekje

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Realizoi dy supergola, trajneri i Southampton ngre në qiell Brojën

Legjionarët, Broja dhe yjet e tjerë shqiptarë që do zbresin sot në stadiumet e Europës

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com