GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vdekja e katër fëmijëve, qyteti në Serbi shpall ditë zie

10:56 - 06/03/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Vdekja e katër fëmijëve, qyteti në Serbi shpall ditë zie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet e qytetit të Novi Pazarit, në pjesën jugperëndimore të Serbisë, shpallën të hënën ditë zie, për shkak të vdekjes tragjike të katër fëmijëve në një zjarr.

Me këtë vendim, të gjithë flamujt u ulën në gjysmështizë, objektet e hotelerisë nuk transmetojnë muzikë, ndërsa ngjarjet argëtuese u shtynë. Katër fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç vdiqën në një zjarr të dielën.

Babai i tyre pësoi djegie në 50 për qind të trupit dhe u transportua në Qendrën Klinike të Serbisë në Beograd, ndërsa nëna u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar, njoftoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). Zjarri shpërtheu mëngjesin e së dielës në një ndërtesë banimi në Novi Pazar.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se zjarrfikësit, menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në njoftim thuhet se zjarrfikësit, me të hyrë në ambientet e përfshira nga zjarri, kanë gjetur katër fëmijë, të cilët, sipas të gjitha gjasave, kanë vdekur nga ngufatja me tym, ndërsa babai dhe nëna kanë mbetur të lënduar në dhomën ngjitur.

Zjarri është lokalizuar dhe më pas është fikur me shpejtësi, ndërsa hetimet do t’i përcaktojnë shkaqet e zjarrit dhe ngufatjes së fëmijëve, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe. “Vdekja e fëmijëve është tragjedia më e tmerrshme, që prek gjithë shoqërinë”, tha Ministria për Kujdes Familjar dhe Demografi e Serbisë. /Rel/

Etiketa: Novi PazarSerbia

Lajme të lidhura

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë
Breaking Views

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

20:08 - 27/03/26
Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak
Breaking Views

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26
Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit
Breaking Views

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit

17:48 - 25/03/26
Para
Ekipet spanjolle hedhin sytë drejt kuqezinjve

Nuk mungojnë golat, kuqezinjtë shkëlqejnë në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash
Breaking Views

Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

07:45 - 29/03/26

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare...

Lexo më shumë
Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë

Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë

07:31 - 29/03/26
Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet

16:12 - 28/03/26
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

15:36 - 28/03/26
Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

15:14 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com