GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Prokuroria të hetojë!”/ Vdekja e Lear Kurtit, reagon KSHH: Sa kohë qëndroi në komisariat?

16:52 - 21/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një reagim zyrtar thotë se policia ka vepruar në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, për shoqërimin e të riut Lear Kurti, që ndërroi jetë një ditë më parë në komisariatin e policisë. Sipas Komunitetit Shqiptar të Helsinkit, punonjësit e policisë duhet të kishin dërguar të riun me urgjencë në spital jo në komisariatin e policisë, pasi ato e kanë konstatuar menjëherë se ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

KSHH bën thirrje që prokuroria të hetojë ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga forcat e policisë, shkakun e vdekjes së viktimës dhe nëse kjo ngjarje mund të parandalohej, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin.

NJOFTIM PËR SHTYP
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) duke marrë shkas nga të dhënat e medias të datës 20.10.2022 mbi 32 vjeçarin L.K, sipas të cilave rezultonte se ai ishte shoqëruar ne Komisariatin e Policisë nr. 3 (Tiranë), dhe në vijim ishte dërguar në Spitalin e Traumës ku ishte konstatuar vdekja e tij, vlerësoi të nevojshme që këto të dhëna të verifikohen në vend.

Në Komisariatin e Policisë nr. 3 (Tiranë) fillimisht u mor takim me Shefin dhe Zv/Shefin e Komisariatit dhe në përgjigje të pyetjeve të vëzhguesve të KSHH-së, ata pretenduan se në datën 19 Tetor 2022 rreth orës 23:10 është evidentuar një qytetar (është fjala për L.K) i cili i është shmangur patrullës së Policisë, duke kryer veprime të dyshimta. Për këtë ai është pyetur nga policët e patrullës nëse është banor i lagjes dhe nëse kishte dokumente identifikimi, por përgjigjet e tij kanë qenë negative. Në ndjekje, patrulla 1) i ka kërkuar sallës operative, përforcime, të ardhura nëpërmjet patrullës nr. 2), në orën 23:13.
Prej momentit të ndalimit, pasi është kapur në ndjekje, në orën 23:27 patrulla 2) ka njoftuar sallën operative mbi shoqërimin e këtij shtetasi në ambientet e Komisariatit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Pas 7 minutave, në orën 23:34, patrulla 1) i ka kërkuar sallës operative ambulancë pranë Alpinit, pasi personi i shoqëruar ka deklaruar që nuk ndihet mirë.

Grupi i monitorimit të KSHH-së kërkoi të njihej me regjistrat ku duhet të pasqyrohen rastet e shoqërimit. Nën argumentimin se dokumentacioni është sekuestruar nga ana e punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vëzhguesve të KShH-së nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt tjetër ligjor përveç Regjistrit të Evidentimit të të Dhënave për Personat e Shoqëruar, Regjistrin e Hyrje-Daljeve dhe Librin e Dinamikës. Gjatë kqyrjes së dokumentacionit të sipër përmendur, rezultoi i munguar dokumentimi i të dhënave dhe gjeneraliteteve të shtetasit L.K, për kohën hyrjes dhe qëndrimit të tij tij në Komisariat, cilësinë dhe shkaqet ligjore të kufizimit të tij të lirisë.

Sipas përfaqësuesve të Komisariatit, mos regjistrimi në rastin e shtetasit L.K., ka ardhur si pasojë e gjendjes jo të mirë të personit “të shoqëruar”. Megjithë këtë, KSHH mendon se në këtë rast do të duhej të mbahej një procesverbal ku të pasqyroheshin këto rrethana. Aq më tepër, kjo në situatën kur vëzhguesit e KShH-së kanë qenë në ambientet e këtij Komisariati afro 14 orë pasi ngjarja kishte ndodhur.

Gjithashtu, duke iu referuar nenit 109 të ligjit të sipërcituar, rezulton se punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime. Sipas dispozitës së cituar, dyshimet duhet të jenë të arsyeshme, për kryerjen e një krimi, për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pikat ‘c’, ‘ç’ dhe ‘dh’).

KSHH e sheh të nevojshme të përmendë se në rastin konkret, nuk ndodhemi as para shoqërimit, ndalimit dhe as para arrestimit në flagrancë, që parashikon Kodi i Procedurës Penale. Në këto rrethana, punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës dhe nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që parashikojnë rastet kur mund të kufizohet liria e personit. Nga të dhënat e verifikuara nga Raporti i shërbimit, i hartuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka rezultuar se gjendja jo e mirë shëndetësore e shtetasit L.K. është konstatuar nga forcat e rendit në orën 23:34. Duke patur parasysh sa më sipër, punonjësit e Policisë do të duhej të zbatonin në mënyrë strikte nenin 17 pika “a” dhe nenit 89 pika “c” të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, duke transportuar menjëherë dhe në mënyrë urgjente shtetasin L.K. në spital, dhe jo ta çonin në ambientet e Komisariatit.

Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla është organi i Prokurorisë që duhet të hetojë më tej për ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga forcat e policisë, shkakun e vdekjes së viktimës dhe nëse kjo ngjarje mund të parandalohej, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin.
Kurdo që një i ndaluar vdes në rrethana të dyshimta, neni 2 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut i kërkon autoriteteve të kryejnë një hetim të pavarur dhe të paanshëm zyrtar, i cili përmbush standarde minimale të caktuara për efikasitetin (shih Trubnikov kundër Rusisë, nr. 49790/99, §§ 87-88, 5 korrik 2005).
Duke marrë shkas nga pretendimet e familjarëve të viktimës L.K në media, KShH dëshiron të sjellë në vëmendje të organit të prokurorisë, standartin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili është përmendur edhe në çështjen Fatos Prizren kundër Shqipërisë. Sipas tij, në të gjitha rastet, i afërmi i viktimës duhet të përfshihet në procedurë në masën e nevojshme për të mbrojtur interesat e tij/saj legjitimë (shih Mustafayev kundër Azerbajxhanit, nr. 47095/09, § 72, 4 maj 2017).

Gjykata, në shumë raste, ka theksuar se përfshirja e të afërmit në këto procedura shërben për të garantuar llogaridhënien publike të autoriteteve dhe kontrollin publik të veprimeve të tyre gjatë hetimit. Kjo e drejtë kërkon që procedura e ndjekur nga organet e pavarura (sikurse është në fakt në rastin konkret prokuroria), të garantojë mbrojtjen e nevojshme të interesit të tyre, i cili mund të jetë në konflikt të drejtpërdrejtë me interesin e policisë ose forcave të sigurisë të përfshirë në ngjarje (shih Anusca kundër Moldavisë, inr. 24034/07, § 44, 18 maj 2010).

Etiketa: Komiteti Shqiptar i HelsinkitLear Kurti

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
KATAR 2022/ Lojtarët e Iranit kërkesë FIFA-s: Na përjashtoni nga Kupa e Botës

KATAR 2022/ Lojtarët e Iranit kërkesë FIFA-s: Na përjashtoni nga Kupa e Botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com