GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e shqiptarit në Itali, babai: Në mesazhin e fundit…

22:02 - 18/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e shqiptarit në Itali, babai: Në mesazhin e fundit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Babai i shqiptarit që humbi jetën ditën e sotme në një kantier ndërtimi ka treguar bisedën e fundit me të. Lanazione shkruan se babai i Bektash Mesja ka folur për mediat italiane ka deklaruar se ai i kishte kërkuar djalit që të kthehej në Durrës, ndërkohë që ai i kishte kërkuar falje pasi i duhej të punonte dhe nuk kthehej dot në ato momente.

“Babi nuk mund të vij, më fal por duhet të punoj. Shihemi në dhjetor kur të kthehem”, këto janë fjalët që 38-vjeçari shqiptar i ka thënë të atit ditën kur ai humbi jetën.

Si e mori vesh vdekjen e të birit

Babai 67-vjeçar, me zemër të thyer ka treguar dhe se si e mori vesh vdekjen e djalit të tij, ndërkohë që ka shtuar se ende nuk e di se si do ja përcjellë lajmin gruas së tij nnë Durrës.

“Do kthehesha në Shqipëri, më thanë se djali ishte i sëmurë, shkuam ta kërkonim në spitalin Cecina, isha ne Santa Croce sull’Arno ku jeton një tjetër djali i imi dhe ku jetoja edhe unë, na thanë se ishte e rëndë, por nuk e besonim se kishte vdekur. Pse ka vdekur para meje? Jam unë që duhet të kisha vdekur, jo ai. Është djali im dhe i vogël. Dhe unë mendoj për nipin tim të vogël në Shqipëri, ai është vetëm 11 vjeç. Kam ardhur në Itali para më shumë se 20 vjetësh me një gomone, nuk kisha para, por arrita të gjeja punë si piktor. Tani Unë jam në pension. Duhet të isha kthyer në Shqipëri, në Durrës, te gruaja ime. Nuk e di se si do t’i tregojmë se çfarë ka ndodhur,” tha 67-vjeçari.

Ngjarja 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ponteginori, brenda pronës Mocajo, një rezidencë e shekullit të tetëmbëdhjetë e shndërruar në një hotel luksoz prej vitesh. Hipoteza kryesore është se ishte një aksident në punë, edhe nëse hetuesit ruajnë ende konfidencialitetin maksimal për këtë çështje dhe po mbledhin dëshmi dhe elementë të tjerë të dobishëm për të sqaruar saktësisht se si kanë ndodhur ngjarjet. Ndërkohë që mediat italiane e përshkruajnë ngjarjen si një aksident fatal, që mund të fshehë diçka tjetër.

Trupi pa jetë

Trupi i pa jetë i 38-vjeçarit shqiptar u gjet në katin e parë të një vile të sapo rinovuar në Mocajo dhe fillimisht u raportua se ai kishte rënë nga lartësia, pasi ishte rrëzuar nga shkallët e banesës ku po punonte, megjithëse kjo është një nga pistat pasi ka ende shumë pikëpyetje. Ngjarja ende nuk duket aspak e qartë për hetuesit, pasi mbetet ende për t’u përcaktuar se ku ka ndodhur vdekja në të vërtetë, nëse ka ndodhur në ndërtesën që po kryheshin punimet që tashmë kanë përfunduar, apo në kantierin e ndërtimit 100 metra larg saj, ku punohet rinovimi në fasadën e një shtëpie të vjetër e ku është gjetur një veshje e gjakosur e viktimës.

Etiketa: babaiShqiptarvdekja

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
7 000 € për ti shpëtuar prangave/ 2 vite burg shefit të “FAST”

7 000 € për ti shpëtuar prangave/ 2 vite burg shefit të “FAST”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com