GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vdes në burg Aleksei Navalny, kundërshtari politik i Putinit

12:31 - 16/02/24
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Opozitari kryesor anti-Putin përballet me një akuzë të re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny ka vdekur.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari AA Navalny u ndje mirë pas një shëtitjeje, pothuajse menjëherë duke humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë, shkruan SkyNeës.

“Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës.

Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive.

Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në njoftim.

47-vjeçari, Navalny ishte figura më e njohur e opozitës në Rusi. Për vite të tëra, ai e ka quajtur Putinin dhe elitën në pushtet si një bandë “mashtruesish dhe hajdutësh“.

Ai fitoi admirim në mbarë botën kur u kthye në Rusi në vitin 2021 nga Gjermania, ku iu nënshtrua trajtimit për atë që testet laboratorike perëndimore treguan se ishte një përpjekje për ta helmuar atë me një agjent nervor në Siberi. Ai u arrestua menjëherë pas mbërritjes.

Navalny deklaronte se akuzat e shumta kundër tij, nga mashtrimi dhe përbuzja e gjykatës deri te një sërë aktivitetesh “ekstremiste”, ishin të gjitha të sajuara për të heshtur sulmet e tij ndaj Putinit.

Autoritetet ruse e shikonin Navalny dhe mbështetësit e tij si “ekstremistë të lidhur me agjencitë e inteligjencës perëndimore që synonin të destabilizonin Rusinë”.

Etiketa: Navalnyvdes

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
VIDEO/ ‘Vidhen’ të mbathurat e djemve, shpërthen Juli: Do marr hak…

VIDEO/ 'Vidhen' të mbathurat e djemve, shpërthen Juli: Do marr hak...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com