GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vdes në moshën 103-vjeçare prokurori i fundit që dënoi nazistët

12:20 - 09/04/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdes në moshën 103-vjeçare prokurori i fundit që dënoi nazistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Benjamin Ferentz, prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet e Nurembergut, i cili arriti të sjellë para drejtësisë pas Luftës së Dytë Botërore qindra nazistë që kryen krime lufte, ka vdekur në moshën 103 vjeçare.
Ferentz, një jurist i shkolluar në Harvard, gjykoi disa oficerëve gjermanë që drejtuan skuadra të ndryshme vdekjeje gjatë luftës.
Ferenc ishte vetëm 27 vjeç kur shërbeu në Nuremberg si prokuror në 1947. Të pandehurit nazistë, duke përfshirë Hermann Goering, u ulën në bankën e të akuzuarve për një seri gjyqesh për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë Holokaustin.

Për dekada, ai mbështeti krijimin e një gjykate penale ndërkombëtare. Këtë e arriti duke krijuar gjykatën ndërkombëtare në Hagë të Holandës. Ai ishte gjithashtu një donator i madh për Muzeun Përkujtimor të Holokaustit të SHBA-së, i krijuar në Uashington.
“Sot bota humbi një lider në luftën për drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe krimeve të lidhura me to”, tha Muzeu i Holokaustit në SHBA në një postim në Twitter.
Në Nuremberg, Ferentz shërbeu si prokuror i përgjithshëm i SHBA-së në gjyqin e 22 oficerëve që drejtonin skuadrat e vrasjeve paraushtarake të njohur si Einsatzgruppen dhe që ishin pjesë e famëkeqit nazist SS.
I lindur më 11 mars 1920 në Transilvani, Rumani, Ferentz ishte 10 muajsh kur familja e tij u shpërngul në SHBA. Ai u rrit i varfër në “Hell’s Kitchen” Nju Jork. Pas diplomimit në Fakultetin Juridik të Harvardit në vitin 1943, ai iu bashkua ushtrisë amerikane. Ferentz luftoi në Evropë përpara se të bashkohej me divizionin e sapoformuar të krimeve të luftës të ushtrisë amerikane.
Ferentz vazhdoi të sekuestronte dokumente dhe prova nga kampet naziste të vdekjes si Buchenwald kur ato u çliruan nga forcat aleate. Kudo ai pa skena të mjerimit njerëzor, duke përfshirë grumbuj kufomash të rraskapitura dhe krematoriumet ku u dogjën një numër të pallogaritshëm trupash.
Pas përfundimit të luftës në vitin 1945, Ferentz u thirr, si përfaqësues i SHBA-së, në gjyqet e Nurembergut për krimet e luftës. Në qytet, para luftës, udhëheqja naziste kishte mbajtur shumë mitingje propagandistike.
Në një intervistë të vitit 2018 me Shoqatën Amerikane të Avokatëve, Ferentz tha se “ajo që ishte më e rëndësishme për ato gjyqe ishte se ata na dhanë një pasqyrë të mentalitetit të vrasësve”.
Pas gjyqeve të Nurembergut, Ferenc punoi pa u lodhur për të siguruar që viktimat dhe të mbijetuarit e Holokaustit të merrnin dëmshpërblime.
Më vonë, ai mbështeti krijimin e një gjykate penale ndërkombëtare. Në vitin 1998, 120 vende miratuan Statutin e Romës për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila hyri në fuqi në 2002.

Etiketa: nazisteprokuror

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Mourinho i përgjigjet “mjeshtrit të midhjes”

Mourinho i përgjigjet “mjeshtrit të midhjes”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com