GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdiq duke punuar në ndërtim, gruaja e 34-vjeçarit zbulon skandalin e kompanisë: Punonte në të zezë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdiq duke punuar në ndërtim, gruaja e 34-vjeçarit zbulon skandalin e kompanisë: Punonte në të zezë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inxhinieri i kompanisë “Erald Construction” ku vdiq punëtori 34- vjeç Maksim Debrova është liruar nga Gjykata e Kurbinit.

Inxhinieri mohoi se punëtori i ndërtimit punonte më këtë kompani, por familjarët sjellin një tjetër version të ngjarjes të cilët nxjerrin zbuluar “skandalin” e kompanisë. Gruaja e Debrovës, ka treguar se bashkëshorti i saj ishte invalid, që nuk fliste dhe dëgjonte dhe punonte në ndërtim në të zezë te Erald Construction.

Dyshimet se ngjarja po fshihet shtohen edhe më shumë prej faktit se kompania, i ka kthyer pas sendet personale të viktimës, por jo celularin. Ajo shprehet se pak para se të ndodhte aksidenti, 34-vjeçari i kishte dërguar një video të motrës me të cilën kishte një lidhje të ngushtë, ku i tregonte se ishte në punë. Për motrën, Ergeta thotë se nuk e di nëse e ka video, por është e bindur që ka qenë të celulari i bashkëshortit, madje jo vetëm kaq, por edhe bisedat që ka bërë me përgjegjësin e kompanisë, i cili vinte e merrte dhe e sillte në shtëpi sa herë që e kishin punë.

“Më thonë që nuk ka qenë në punë, por ai ka qenë, ikte në orën 06:00 të mëngjesit, vinte në 6 të darkës, e merrnin me makinë dhe e sillnin me makinë. Unë dua drejtësi, dua diçka, fëmijën e kam gjysmë njeriu, është 10-vjeç me pampers. Dua diçka që të ushqejë këto fëmijë, kompania të përgjigjet, unë kam 3 fëmijë, burri ishte invalid, nuk ikte vetë, nuk vinte vetë, ai nuk fliste dhe nuk dëgjonte, për shembull nuk i kuptonte, “ik këtu, ik atje”, shkonte ku ta merrnin. E merrte ai person në telefon i thoshte “nesër ke punë, këtë javë nuk kemi”, paguhej 20 mijë lekë se nuk na dilnin me 100 lekë që merr fëmija. Dua drejtësi, të dal e vërteta, të mos e mohojnë që nuk ka qenë më punë. Në vendin ku ndodhi ngjarja ka qenë motra, portofolin e sollën sot në mëngjes, pyeta ku e ka celularin, thanë “celularin nuk e dimë”, si ka mundësi që nuk gjendej, ku e ka telefonin? Aksidenti si më kanë thënë ka ndodhur nga ora 2. Ai nuk ikte të gjente punë vetë, nuk komunikonte, ai ka qenë në punë atë ditë. Kjo është e vërteta. Ka qenë në punë atë dite, i ka dërguar edhe video motrës që po punonte dhe pastaj ndodhi ngjarja, ai ka rënë nga kati i pestë. Se di a e ka videon motra, po te celulari i burrit është. Ai punonte në të zezë, ka qenë në punë, personi që ikte e merrte në telefon. Ai tha “nuk ka qenë në kat të pestë”, më tha se nuk e dinte ku e kishte telefonin. E fshehin se ka fakte që ka qenë në punë, po punonte për bukën e gojës“, tha gruaja, Ergeta.

Ajo së bashku me nënën e 34-vjeçarit, Bukurien, kërkojnë drejtësi, të mësojnë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja dhe që kompania të mbajë përgjegjësi, për 3 fëmijët që la pas Debrova, një prej të cilave është e sëmurë.

Etiketa: Kryesore1Maksim Debrova

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
E fundit/ Përplasen dy makina në Korçë

Aksident i rëndë në Tepelenë-Levan, makina rrëshqet, shkak reshjet e shiut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com