GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, 650 milionë lekë për kapakë pusetash, ia jep firmës që riparoi blindin e Ramës

14:57 - 12/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, 650 milionë lekë për kapakë pusetash, ia jep firmës që riparoi blindin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë do të shpenzojë  300 milionë lekë për të blerë kapak pusetash. Ky prokurim i ndërmarrjes që varet nga kryebashkiaku Veliaj nuk ka pyetur për mungesë konkurrence por ka gostitur “klientin” e pushtetit. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-39133-08-17-2022 dhe objekt “Blerje zgara dhe puseta”. Tenderi është mbyllur me datë 12 shtator dhe fituesi është shpallur me 11 tetor. Vetëm dy kompani kanë shfaqur interes, konkretisht “POWER INDUSTRIES” sh.p.k dhe
“SAHORA” shpk”. Ky i fundit  është  skualifikuar menjëherë me argumentin se “nuk ka paraqitur autorizim prodhuesi, katalog apo skedë teknike, fletë analize apo raport testimi për produktet e kërkuara, mostra të produkteve dhe mjetet që ka në dispozicion”. Kështu në garë mbeti vetëm “POWER INDUSTRIES” sh.p.k.

“POWER INDUSTRIES” sh.p.k administrohet aktualisht nga Andi Marku, por themeluesit e mëparshëm janë Olta Xhaferi dhe Maksim Shena. Kështu, kompania kanë rrëmbyer tenderin 300 milionë lekë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë. Pra, ka qenë Veliaj ai që ka vulosur dhënien e këtij tenderi pa garë te klientët e tij. Për këto shkelje dhe abuzime, ky tender është shënuar me “Flamur të kuq” nga monitoruesi Open Data.

Kush është “POWER INDUSTRIES”

“POWER INDUSTRIES” sh.p.k është e njohur për përfshirjen në skandalin e një viti më parë, kur Rama i xhiroi kësaj firme 35 mijë dollarë për të riparuar makinën e tij të blinduar. Po flasim për tenderin me objekt “Riparim i automjetit blind” i zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, një strukturë kjo që kujdeset për rehatinë dhe luksin e pushtetarëve. Pjesa më e madhe e parave u investuan tek gomat e makinës së blinduar, të cilat duhet të ishin të cilësisë më të lartë, duke ofruar siguri maksimale për Ramën. Në garë për riparimin e makinës së blinduar qeveritare kanë marrë pjesë Bushi-Servis, Alstezo dhe Kadiu, të cilat kanë paraqitur oferta më të ulëta. Por, fituese u shpall “Power Industries”, me ofertën më të lartë.

Maksim Shena dhe Olta Xhaferi kanë qenë pjesë e klientelës së Erion Veliajt, pasi tenderët më të shumtë i kanë marrë nga Bashkia Tiranë, por lidhjet e tyre shtrihen edhe në disa bashki të tjera. Në 2020, PD akuzonte Ramën përmes Gazmend Bardhit se lëvizte me makinë të blinduar. Rama u përgjigj duke thënë se makina nuk ishte e blinduar dhe se ia kishte sjellë vëllai nga SHBA që në vitin 2009. Megjithatë, Rama nuk e ka deklaruar në ILDKPKI këtë makinë që pretendon se ia ka sjellë vëllai nga SHBA.

Nga të dhënat e marra nga Agjencia e Prokurimeve Publike rezulton se Maksim Shena dhe Olta Xhaferi kanë marrë vitet e fundit rreth 150 tenderë, shumica në mënyrë të dyshimtë dhe shpesh herë pa garë fare. Kompania në vitin 2018 ka kaluar aksionet në pronësi të administratorit duke “humbur gjurmët” e krijuesve të saj.

I njëjti tender çdo vit

Me sa duket Bashkia Tiranë blen çdo vit zgara dhe puseta. Jo larg, por në dhjetor të vitit 2021, Bashkia Tiranë ka hapur tender 350 milionë lekë me objekt “Blerje zgarash dhe pusetash”. Edhe këtë prokurim e ka fituar pa garë “Power Industries”. Nga dokumentacioni i disponuar, vihet re se në procedurë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, përkatësisht “POWER INDUSTRIES” me ofertë 28.962.200 lekë të reja (pa TVSH) dhe “MAG UTILITIES” me ofertë zero. Çka do të thotë se kjo kompani është futur në mënyrë fiktive në garë. Kështu, fituesi i paracaktuar ka qenë “Power Industries”. Dhe, për më tepër, brenda 10 muajve, kjo kompani ka xhiruar 650 milionë lekë për kapakë pusetash, të firmosura nga Erion Veliaj.

 

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimblindim makiknekapak pusetashkryesore2RamatenderVeliaj

Lajme të lidhura

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)
Fact-Checking & Analize

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)

12:04 - 28/02/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Para
Partizani nuk llogarit Teutën, Tirana vazhdon me fitoret

Dy lojtarët “rebelë” të Partizanit binden të qëndrojnë, rikthehen në ekipin e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

A rrezikohet Shqipëria nga një sulm I mundshëm me raketa nga Irani? Flet eksperti i sigurisë
Aktualitet

A rrezikohet Shqipëria nga një sulm I mundshëm me raketa nga Irani? Flet eksperti i sigurisë

09:17 - 03/03/26

Mes një situate të tensionuar gjeopolitike dhe lajmeve që kanë shkaktuar ankth te qytetarët shqiptarë, lind pyetja: E është Shqipëria...

Lexo më shumë
Shembjet në korridorin VIII, dëshmi e ‘keqmenaxhimit’ si model qeverisje

Shembjet në korridorin VIII, dëshmi e ‘keqmenaxhimit’ si model qeverisje

08:21 - 03/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 03/03/26
Ndryshimet në qeveri, Rama mbledh sot Kryesinë e PS, çfarë pritet të ndodhë

Ndryshimet në qeveri, Rama mbledh sot Kryesinë e PS, çfarë pritet të ndodhë

08:04 - 03/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Mars 2026

07:38 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com