GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, aferë me Shkëlqim Kupën/ I jep 205 MLN Lekë për pastrimin e barishteve të përroit

18:52 - 29/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj, aferë me Shkëlqim Kupën/ I jep 205 MLN Lekë për pastrimin e barishteve të përroit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka zgjidhur qesen në prag fushate dhe  po bën arnime rrugësh e fasadash ku të mundet, që të duken mirë për fushatë. Tani radha për të mbuluar abuzimet është e lagjes “Yzberisht”.

Banorët e Yzberishtit shpesh herë kanë denoncuar në media  se ndihen të harruar dhe të lënë pas dore nga Bashkia Tiranë, e cila nuk bën asgjë për rikonstruktimin e rrugëve.

“Sa mbarojnë votimet, asnjë gjë. Nuk vihet dorë fare. Sa marrin votat pastaj nuk shikon njeri këtu më. Jemi shumë, shumë të pakënaqur nga kryetari i Bashkisë. Ku po jetojmë? Jemi në fshat apo jemi në qytet. Këtej na piu uji, na piu balta. As me një fshat të Shqipërisë nuk është siç është këtu tek zona jonë. Nuk ka vënën asnjë dorë”, ka denoncuar një qytetare në vitin 2019 në media.

 

Yzberisht, Nëntor 2020

Por, kur u zhvilluan zgjedhjet elektorale në vitin 2021 Veliaj, bashkë me Ramën, vizituan këto lagje dhe premtuan se çdo lagje e Tiranës do të rehabilitohet dhe do të ketë ujë 24 orë.  Në fakt edhe sot që flasim kjo lagje nuk ka as rrugë të mira.

Tani që jemi në kohë fushate Veliaj po derdh para për të rregulluar anësoret e një përroi në Yzberisht. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sistemim i përroit të hapur në rrugën: ”Engjëll Mashi”, “Loni Ligori”, Yzberisht”.

Sipas grafikut të publikuar firma fituese do të pastrojë shkurret anës përroi, do ta asfaltojë dhe do të mbjellë disa pemë.  Për kaq punë Bashkia Tiranë kë vendosur fondin limit me vlerë 205 milionë lekë. Dhe fituesi është Shkëlqim Kupa, përmes firmës “Kupa shpk”.

Ky i fundit është i njohur për kontratat që fiton nga “Rilindja” në shkelje të ligjit. Dhe nuk është më për t’u çuditur që edhe tenderi në fjalë i është dhënë pa garë. Sipas dokumenteve, 15 firma kanë paraqitur ofertat e tyre, 4 prej të cilave me vlerë 160 milionë lekë. Por, Veliaj i ka skualifikuar të gjitha që në fazën e parë dhe la të vlefshme vetëm ofertën e Kupës, edhe pse ishte në një nga më të shtrenjtat. Prandaj, edhe ky tender mban “Flamurin e kuq”. Kështu 200 milionë lekë ikën nga xhepat e qytetarëve dhe fluruan në arkën e Kupës, ndërsa banorët e Yzberishtit vazhdojnë të jetojnë në kushte skandaloze.

Lexo edhe: Tenderi komedi i Veliajt/ Qytetarëve iu prish shtëpitë, shpenzon 340 mln lekë për kolibe qensh

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: perruaShkelqim KupatenderVeliajYzberisht

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Policia bastis zyrat e Bayernit, ja arsyeja

Policia bastis zyrat e Bayernit, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com