GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj blen pengesa metalike për protestuesit, 100 milionë lekë për transena dhe instalacion

14:04 - 17/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, merr masat për protestat e opozitës duke blerë pengesa metalike. Me këtë punë është marrë Henri Çule

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, merr masat për protestat e opozitës duke blerë pengesa metalike. Me këtë punë është marrë Henri Çule

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, merr masat për protestat e opozitës duke blerë pengesa metalike. Me këtë punë është marrë Henri Çule, drejtori i Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve në Tiranë. Në fakt, kohët e fundit, drejtorët e Veliajt kanë zënë radhën për në SPAK dhe disa të tjerë janë në burg ose nën hetim. Prandaj rezulton se Çule nuk i ka firmosur vetë letrat e tenderit të Lali Erit për “pengesat”, sepse edhe fituesi duhet qartë nga procedurat që ka qenë i porositur. Me urdhër të Çules dokumentet e tenderit i ka firmosur Irena Lico.

Të dy tenderat e zhvilluar për  kanë me mungesë konkurrence dhe shkelje të ligjit mbi prokurimet.

Njëri ka si objekt ‘Blerje transena’, bëhet fjalë për materiale në foto që përdoren për të rrethuar zonën ku zhvillohen aktivitete (protesta, mitingje, koncerte, gara). Funksioni i tyre është bllokimi i kalimit të qytetarëve dhe mjeteve në një drejtim të caktuar. Dhe kohët e fundit , me këto protestat e opozitës, këto janë mjeti më i përdorur nga policia.

Në këtë prokurim mungojnë dokumentet standarde dhe nuk dihet sa të tilla do të blihen. Por gjithsesi, komisioni që ka llogaritur fondin limit duhet të bënte transparencë se ku shkuan transenat e përdoruara deri më sot për aktivitetet dhe sa kanë kushtuar ato? Nuk dihet si e ka llogaritur drejtori i Veliajt që do të shpenzohen 30 milionë lekë për këto mjete metalike (36 milionë lekë me TVSH).  Duke qartë se nevojiten transena shtesë, menduam mos do i duhen Lalit për maratonën e vrapimit që organizohet me datë 20 tetor.

Por duke qenë se kontratat është vulosur më datë 14 tetor, kuptohet se do të përdoren në aktivitetet e opozitës (protestat).

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “RS & M”  në pronësi të Nikolla Çaçit, që kishte dorëzuar ofertë dhe pa e lënë në pritje drejtorin që e ka pasur me urgjencë blerjen e këtyre pengesave.

Praktikisht nuk është zhvilluar tender, por thjesht është thirrur Çaçi t’i sjellë trasenat dhe të marrë paratë.

Gijotina.com ka shkruar edhe herë të tjera për dhjetëra tenderë që ka përfituar Çaçi nga Bashkia Tiranë, ndërsa në shumë prej tyre ai ka përfshirë edhe kompaninë që drejtohet nga i biri Stefan Çaçi. Në të dhënat e APP rezulton se kompania R.S & M” sh.p.k dhe ajo “SI-SI.AL”, janë të dyja të themeluara nga Nikolla Çaçi, por njërën e drejton i biri dhe të dy janë gllabëruese të tenderëve pa garë.

Tenderi i dytë për “vepra arti”

Njëkohësisht me pengesat metalike, kjo ndërmarrje ka bërë edhe një tjetër blerje, për struktura çeliku. Këtë radhë porosia është për ‘vepra arti”. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Blerje struktura dhe instalacione çeliku’ me vlerë 65 milionë lekë. Sipas dokumenteve do të blihen në total 33 instalacione që paraqesin fugura njerëzore dhe do të vendosen në bulevard.

 

Aty shpjegohet se do të jenë figura njerëzore që do të vendosen në bulevardin Dëshmorët e Kombit, por pa dhënë detaje specifike.

Ndërkohë, nuk mund të kalohet pa u vënë re  ‘Flamuri i Kuq, që valëvitet në këtë tender. ERGYS KRISIKO që është paraqitur si person fizik ishte i vetmi në garë për realizimin e këtyre instalacioneve.

Në total u bënë rreth 100 milionë lekë që po merren nga xhepat e qytetarëve me dy tendera të drejtorit të Veliajt për hekurishte.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimErion Veliajhenri culendermarrja e dekoreve ne tiraneopen data albaniared flagstalacionetendertransea

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 270 mln euro çdo muaj për ushqime më 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com