GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj firmos 2 tendera abuziv, i jep 62 mln lekë oligarkut që u arrestua për mashtrim me skemën e TVSH

18:29 - 23/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti i ERRU për ujin: Banorët e Tiranës paguajnë shumë por s’kanë ujë 24/7ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë që po afron vera mungesa e ujit të pijshëm bëhet gjithmonë një problem edhe më i madh për qytetarët e Tiranës. Pothuajse në çdo muaj kryebashkiaku i Tiranës hap tendera me justifikimin se po rikonstrukturon ujësjellësit, në fakt gjendja vazhdon të jetë e njëjta dhe qytetarët e blejnë në markete ujin e pijshëm. Por, pavarësisht denoncimeve që i janë bërë në media, Veliaj nuk ngurron të vazhdojë skemën e abuzimit me tendera, duke përdorur ujësjellësin si karrem. Këtë herë, UKT me direktivat e kryebashkiakut ka hapur 2 tendera, që kapin vlerën 62 milionë lekë dhe i “rrëmbeu” e njëjta kompani. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference  REF-25464-04-15-2022 dhe me objekt  “Spostim rrjet kanalizimi në rrugën 5 Maji”. Ajo që bie në sy tek ky tender është se nuk do punohet për të përmirësuar rrjetin, por për të bërë spostime të rrjetit te “5 Maji”. Sikur dihet tashmë në këtë zonë po bëhet gati hapësira që oligarkët e qeverisë të ndërtojnë pallate. Këto ndërhyrje në rrjet jo vetëm që nuk do përmirësojnë cilësinë e shërbimit, por do pengojë furnizimin gjatë punimeve, si dhe mund të pakësojë sasinë për një pjesë të shtëpive.

Gjithsesi, vetëm për të bërë edhe një katrahurë tjetër në këtë zonë, Veliaj do të shpenzojë 12 milionë lekë dhe fituese është shpallur kompania  “ARB&TRANS -2010” sh.p.k e Fatmir Firit, e cila në fakt çdo tender të ujësjellësit e ka në xhep me paracaktim. Pasi është një nga kompanitë që ka paraqitur ofertën me vlerë 11.2 milionë lekë, sa 95% e fondit limit. Kur garues të tjerë kanë dalë garant që këtë shërbim mund ta kryejnë me vetëm 9.5 milionë lekë.

 

Kontrata 50 milionë lekë

Sikur cekëm pak më lartë kësaj kompanie Veliaj i ka dhënë 2 tendera, tjetri kap vlerat e 50 milionë lekëve. Bëhet fjalë për kontratën me numër reference REF-25482-04-15-2022 dhe objekt “Ndërtim rrjet shpërndarës ujësjellësi në zonën e kufizuar nga rrugët Shefqet Ndroqi, 3 Vëllezërit Kondi, Elbasanit”. Në fakt duhet të sjellim në vëmendje se, punime në rrugën e Elbasanit, UKT ka bërë edhe në vitin 2019 por nuk morëm asnjë rezultat, përveç disa muaj rrugë të bllokuar dhe ndërprerje uji për banorët e zonës. Gjithashtu, në rrugën nga Shefqet Ndroqi në fund të 2020-ës janë bërë punime por sërish nuk është dhënë zgjidhje dhe uji që shkon në banesa është jo i pijshëm dhe me orar të kufizuar.

Nuk dimë se çfarë do të bëhet këtë herë, por dokumentet e tenderit tregojnë hapur se ky shërbim mund të përfundojë me më pak para dhe sërish kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Pasi edhe në këtë tender, “ARB&TRANS-2010” SHPK ka qenë në garë me të njëjtat kompani si te kontrata më lartë dhe është shpallur fituese, sërish me ofertën më të shtrenjtë. Ky veprim i UKT është në shkelje flagrante, pasi ligji i prokurimeve kërkon që të merren parasysh ofertat me vlerën më të ulët.

Sipas të dhënave, Fatmit Firi, ka paraqitur ofertën 41 milionë lekë sa 91% e fondit limit. Ndërsa shohim se kompania të tjera si; Nika shpk, Sireta shpk dhe “Desaret Company” SHPK kanë paraqitur ofertë me vlera rreth 37 milion lekë, por me urdhër të Veliajt UKT i ka skualfikuar.

 

Oligarku i mashtrimit me TVSH

Themi që këto tendera janë dhënë me urdhër të Veliajt, pasi ky i fundit i ka dhënë Fatmir Firit edhe tendera të tjerë në shkelje të ligjit dhe madje pa garë fare. Konkretisht, përmendim këtu tenderin “Ndërtim rrjet shpërndarës ujësjellësi në fshatin Qenam, Njësia Administrative Zall-Herr”, për të cilin Firi ka marrë miliona lekë nga Veliaj pa u zhvilluar një garë e mirëfilltë, pasi kompanitë që morën pjesë u përjashtuan nga gara për kritere burokratike.

Gjithashtu, kompania është pjesë e programit të rindërtimit, duke marrë tendera si për ndërtimin e shkollave, për ndërtimin e rezidencave studentore, për të cilat nuk është bërë transparent fondi limit. Por, mund të rendisim këtu që vetëm me ndërtimin e dy shkollave “Demokracia” dhe “Isuf Elezi  “ARB&TRANS-2010” SHPK ka marrë 88 miliardë lekë, ndërsa punimet nuk kanë përfunduar ende. Duhet të theksojmë se këto janë vetëm një pjesë e “kekut” gjigand që Veliaj i ka falur Fatmir Firit nga fondet e rindërtimit dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Tenderët për rindërtimin e shkollave i janë dhënë Fatmit Firit gjatë viteve 2020 -2022. Pra, Veliaj ka vazhduar të financojë oligarkun e tij edhe pse ai është arrestuar në vitin 2019 për shkak të vjedhjeve me mashtrim në skemën e TVSH.  Në 15 shtator të vitit 2019 u vunë në pranga 15 biznesmenë, të cilët abuzonin me deklarimin e të ardhurave. Për mashtrimet me TVSH në pranga u vu edhe Fatmir Firi, i cili bashkë me biznesmenët e tjerë akuzohej se  prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 milionë lekësh, shifër kjo e  përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë.

Ky hetim është shtrirë në kohë prej dy vitesh, ndërsa prej 2017-2019, firmat e përfshira në skemë kishin dhe aktivitetin e tyre masiv me faturat e shit-blerjeve për të rimbursuara fiktivisht TVSH dhe ulur tatim fitimin. Pra, Firi nuk u mjaftua me lehtësimet që përfitonte përmes kësaj skeme, po ka nxituar të përfitojë tendera nga rindërtimi, pasi sikur dihet kompanitë që janë pjesë e programit të rindërtimit kanë lehtësi në TVSH.  Ky është rasti më i fundit që tregon se, Erion Veliaj ka futur në vorbullën e ndërtimit oligarkët e tij, për të vjedhur qytetarët dhe pastruar më lehtë paratë e pista.

 

Etiketa: aubuzimBashkia TiranErion VeliajFatmit Firikryesore2tenderujesjellesVeliaj

Lajme të lidhura

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Ministri i Jashtëm grek takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos në Himarë

Ministri i Jashtëm grek takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin
Breaking Views

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin

19:08 - 16/01/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i është përgjigjur kreut të PD, i cili deklaroi sot se “nuk kandidoj përballë Salianjit...

Lexo më shumë
Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

18:22 - 16/01/26
Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

17:30 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com