GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj hap çdo muaj tenderë për dezinfektim, paguan Pëllumb Gjokën

15:35 - 18/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj hap çdo muaj tenderë për dezinfektim, paguan Pëllumb Gjokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka mbetur vetëm që ligji i për prokurimet të shfuqizohet dhe Erion Veliaj të vazhdojë i qetë abuzimet me buxhetin e Bashkisë Tiranë! Së fundmi, kryebashkiaku ka manipuluar garën e tenderit për deinzfektant. Me 14 tetor 2022, kjo bashki ka mbyllur prokurimin me numër reference REF-39357-08-19-2022 dhe objekt “Blerje preparate për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim”. Për këtë tender Bashkia Tiranë do të paguajë  33 765 120,00 të reja. Kazanët e plehrave vazhdojnë të qëndrojnë për ditët të tëra të tejmbushur, rrugët janë të papastra, por megjithatë për dezinfektim jepen paratë çdo muaj. Pse duhet të bëhet ky tender, kur qytetarët e Tiranës paguajnë një ndërmarrje për pastrimin e qytetit? Pse është “Eco Tirana”? Por Veliaj i shpërndan në mënyrë të tillë paratë dhe funksionet që të ketë mundësi të abuzojë.

Në dokumentet standarde të tenderit evidentohet se, katër kompani kanë marrë pjesë në garë, ndërsa fitues është shpallur “Frozzer shpk” në pronësi të biznesmenit Pëllumb Gjoka. Ky i fundit është mjaft i njohur për mediat dhe drejtësinë, pasi është përfshirë në disa skandale. Gjithsesi Veliaj e klient këtë biznesmen. Kështu ndodhi edhe me një tjetër tender para një muaji, kur Veliaj sërish bleu solucione për dezinfektim.

Çdo muaj 33 mln lekë për dezinfektantë

Në 22 gusht 2022 u hap tenderi paraardhës me objekt  “Blerje preparate për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim” dhe numër REF-39357-08-19-202. Prokurimi u mbyll në fillim të muajit shtator dhe iu dha kompanisë  “Milifar”, me administrator Albert Metani. Edhe për këtë prokurim  Veliaj ka paguar 37 milionë lekë të reja, madje u denoncua në KPP për shkeljet mbi të cilat nënshkroi kontratën me Metanin.

Ndërsa në fund të 2021, kompania e Metanit kishte fituar një tjetër tender me të njëjtin objekt, për blerje dezinfektantësh, për të cilin kishte marrë 34 milionë lekë të reja. Kështu, në një kohë të shkurtër Veliaj ka shpenzuar më shumë se 1 miliard lekë për solucione dezinfektuese. Këto para i kanë marrë klientët e tij, si Albert Metani dhe Pëllumb  Gjoka. Ky i fundit është edhe fituesi tenderit të mbyllur pak ditë më parë.

Në korrik të këtij viti Gjoka u bë kryefjala e një skandali për prona. Fakte të shumta u publikuan në media dhe madje nga vetë prokuroria, ku dyshohej se Gjoka i ka falsifikuar firmën hallës së tij të moshuar dhe ka përfituar toka në Velipojë. Ndërkaq nuk janë të paktë tenderët pa garë që ai ka përfituar nga qeveria Rama dhe më së shumti Bashkia Tiranë.

Dezinfektantët e Veliajt të rrezikshëm për njerëzit

Tenderi i mbyllur në muajin shtator është denoncuar në KPP për një sërë shkeljesh në kontratë, mes tyre edhe fakti që po bliheshin solucione helmuese. Ankesa zbulon se tenderi i Bashkisë nuk përcakton detyrimin e marrjes së autorizimit nga Ministria e Shëndetësisë për këto helme të rrezikshme. Konkretisht, ankimuesi ngre problemin kryesor se për disa nga produktet, tenderi nuk kërkon certifikim, ndërsa për disa të tjera e vendos këtë kusht. Në këto kushte,  mungesa e këtyre certifikatave mund të sjellë shumë mangësi apo rreziqe nga produkti. Sipas ligjit, produktet që sigurohen nga ky tender kërkojnë me patjetër që furnizuesi të jetë i pajisur me certifikatë nga Ministria e Shëndetësisë.  Ndërkohë, këto certifikata nuk kërkohen as në tenderin e radhës, çka do të thotë që Veliaj vazhdon të dezinfektojë kryeqytetin me solucione helmuese dhe të rrezikshme për qytetarët.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: dezinfektantErion Veliajkryesore2preparatetender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
La takim me 17-vjeçaren e shkoi me shokun, detaje nga përdhunimi në Greqi

La takim me 17-vjeçaren e shkoi me shokun, detaje nga përdhunimi në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius
Aktualitet

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

09:02 - 12/01/26

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com