GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj harxhon 30 mln lekë për 2 analiza të “ujit të pijshëm”, qytetarët e blejnë në markete

13:02 - 18/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj harxhon 30 mln lekë për 2 analiza të “ujit të pijshëm”, qytetarët e blejnë në markete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me tenderët e fundit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po tregon se deri më sot ka mashtruar për “ujin e pijshëm”. Pak ditë më parë Gijotina.com tregoi se si Veliaj shpenzoi 166 milionë lekë për të vendosur impiant për pastrimin e ujit. Këtë projekt po e zbaton Eco Tirana, kompania ku Lali Eri ndan paratë me miqtë italian, që kanë 49% të aksioneve. Sigurisht ky tender është hapur me qëllim pastrimin dhe filtrimin e ujit për bashkinë, sidomos për zyrat e Lali Erit.

Ndërsa tani është hapur prokurimi me objekt ‘Shërbime, analiza për cilësinë e ujit’, për të cilin është vënë në dispozicion fondi me vlerë 30 milionë lekë. Kaq shumë do të paguhet kompania fituese për dy herë analiza që do t’i bëjë ujin në gjashtë muajt e ardhshëm.

Të paktën kështu specifikohet në dokumente, ku theksohet se nuk do të mund të bëhen analiza për të gjithë rrjetet e ujësjellësit në Tiranë.  Këto para do t’i përfitojë firma “ECCAT Enviromental Colsulting, Chemical Analysis & Testing sh.p.k”, në pronësi të biznesmenëve Indrit Daja dhe Luan Ballabani . Kompania e tyre u shpall fituese, pasi Lali Eri skualfikoi menjëherë tre firmat e tjerë në garë.

Sikur e theksuam më lartë, së pari fokusi për analizat dhe pastrimin e ujit është për depon ku furnizohet Veliaj.

Ndërsa më poshtë renditen edhe disa zona të tjera ku planifikohet të bëhen analiza. Duke përmendur, Kombinatin, Bërxullën dhe Laknasin, zona periferikë, ndërsa për zonat më pranë qendrës nuk ka ende asnjë plan.

 

Gjithsesi ajo që vlen të theksohet është se me tenderin e analizave dhe atë të pastrimit të njëpasnjëshëm, Veliaj tregon se deri më sot ka mashtruar me propagandën se ‘qytetarët në Tiranë kanë 17 orë në ditë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre’. Edhe vetë Lali e di që uji që furnizon ujësjellësi nuk është mirë as për dush e jo më për t’u pirë apo për të gatuar. Çdo familje në kryeqytet blen ujë të pijshëm në markete, megjithëse paguan tarifat e Ujësjellësit.

Theksojmë se në 1 janari 2018, kryebashkiaku Veliaj rriti çmimin e ujit nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. Rritja u argumentua si nevojë për investime që të garantohej ujë i pijshëm 24 orë. Po kalojnë 6 vjet dhe premtimi i pambajtur i Veliajt na gërvisht kujtesën sa herë që shohim shpenzime me etiketën “ujë i pijshëm”.

Lexo edhe; Veliaj i fal shefit të “Marina Bay” 324 milionë lekë për një çati konvikti

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: analizaErion Veliajtenderuje

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
OKB: Bota të përgatitet për valë të nxehta gjithnjë e më intensive

OKB: Bota të përgatitet për valë të nxehta gjithnjë e më intensive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com