Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i shpenzon të ardhurat e mbledhura nga taksat për reklamim të propagandës së tij. Bashkia Tiranë ka zhvilluar së fundmi tenderin me objekt “Blerje baner, leter grafike dhe forex”, që kryesisht përdoren për reklama. Epo për reklamime këtë herë Veliaj ka menduar të shpenzojë 46 milionë lekë. Sigurisht që janë shumë para për reklama, kur shumë qytetarë në Tiranë akoma nuk sigurojnë dot ushqimet bazike.
Por, nëse asnjëherë nuk është shqetësuar kryebashkiaku për këtë shtresë që qëndron në lagjet periferike, të mbuluara nga kullat. Më datë 18 tetor ai firmosi tenderin në fjalë dhe 46 milionë lekë fletojnë nga Thesari i Shtetit.
Ndërkaq në dokumenteve vëmë re se edhe në këto lloj tenderësh me vlera më të vogla Veliaj nuk ngurron të vjedh një pjesë për veten e tij. Kontrata për prokurimin është firmosur në kundërshti me legjislacionin për “Prokurimet Publike”.
Menjëherë bie në sy se vetëm një ofertë është paraqitur për këtë tender nga firma ALGRAFIKA sh.p.k., firmë e cila është në pronësi të “DOBI MANAGEMENT”, pas të cilës qëndrojnë dy oligarkët Gëzim Dobi dhe Gigor Joti.
Epo kur në skenë dalin këto dy miq të afërt të tij, Veliaj nuk e ka zgjature shumë çështjen dhe të vetmen ofertë e ka shpallur fituese, pa konkurrim fare. Për këtë i është dhënë tenderit “Flamuri i Kuq, nga “Open Data Albani”, e cila ngre një tjetër alarm afere të Veliajt me biznesmenë që vjedhin popullin.
Joti dhe Gëzim Dobi gëzojnë disa firma veço e veç dhe në disa prej tyre ata janë bashkëpronar. Kështu që kanë raste plotë që të fusin në lojë kompanitë e tyre për të kapur çdo tender që ata piketojnë, sigurisht gjithmonë i përfitojnë pa garë.
Infosoft Systems” sh.p.k, “IkubINFO” sh.p.k, Info Business Solutions dhe Investment Joti – Infosoft Group’, “DOBI MANAGEMENT”, TONER ITALIA janë kompanitë që ata menaxhojnë sëbashku dhe çdo vit përfitojnë miliarda lekë nga buxheti i shtetit.
“Do jetë teatri i parë në botë pa arkivist”, Sako shkarkon Gëzim Domin
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post