GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i dha pa garë 50 MLN lekë Gëzim Dobit, KPP  i rrëzon kontratën: Ka favorizuar fituesin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtoresha e Veliajt firmos dy tendera me “Flamur të kuq”, 33 MLN lekë i xhiron pa garë

Drejtoresha e Veliajt firmos dy tendera me “Flamur të kuq”, 33 MLN lekë i xhiron pa garë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manipulimi dhe abuzimi me tenderat publikë nuk është një lajm i ri për Erion Veliajn, por çudia është se më në fund Komisioni i Prokrurimit Publik po i anulon prokurimet e tij të qepura keq. Rasti i fundit tregon edhe njëherë tjetër se si kryebashkiaku i favorizon hapur miqtë e tij nëpër procedurat tenderuese.

Ndërsa qytetarët e Tiranës llogarisin lekët që të paguajnë taksat, çmimet e larta dhe të mbyllin këtë vit pa borxhe, së fundmi kryetari i çon paratë për të blerë me tender materiale për koncerte dhe dekore.

Më datë 5 nëntor 2024, Agjencia e Dekorit dhe Eventeve nën drejtimin e Henri ÇULE, që është në varësi të Bashkisë Tiranë, ka  mbyllur tenderin me objekt ‘Blerje baner dhe forex’, që me siguri iu duheshin për fasadën e ngritur në festat e 28-29 Nëntorit, si dhe për festat e tjera në vijim.

Dakord jemi ne që organizim festash duhen dekoret, por jo deri në shpërdorim. Lali Eri në një festë hedh 50 milionë lekë për këto materiale, më vonë nuk i përdor më.

Abuzim i hapur me paratë e taksapaguesve

Vetë procedurat e zhvillimit të tenderit na tregojnë se edhe ky prokurim ka qenë një tjetër aferë e Veliajt. Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 12 ditë dhe kanë shfaqur interes 5  kompani.  Në këtë rast, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave  duhej të shqyrtonte një më një të gjitha dokumentet e tyre, por komisioni i Veliajt ndjek vetëm porositë e kryetarit. Kështu, 4 prej ofertave i kanë skualifikuar në fazën e parë, duke i hapur rrugën kompanisë së paracaktuar. Firma e përzgjedhur ishte  “ALGRAFIKA, në pronësi të Gëzim Dobit, një emër mjaft i njohur për përfitime tenderësh me ndihmën e zyrtarëve.

Firma e tij e gjendur në fazën finale pa asnjë konkurrent përballë është shpallur menjëherë fituese, duke shkelur këtu rregullin për një konkurrencë të drejtë. Më datë 5 nëntor 2024, është bërë publike kontrata në Agjencinë e Prokurimeve Publike, e cila është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”. Kjo është shenja treguese e riskut të korrupsionit..

Denoncimi

Por, këtë herë Lali Eri ka dalë blof, madje as KPP nuk mundi t’i dalë në mbrojtje. Në datën 12 nëntor 2024 nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “Optima Communication” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës së sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “Algrafika” SHPK në procedurën e mësipërme të prokurimit.

Konkretisht ankimuesi pretendon se firma fituese nuk ka paraqitur mostrat origjinale për çdo produkt. Ai është i bindur për këtë pasi tregon që për dorëzimin e mostrave ishte lënë një orar i caktuar më datë 28 tetor 2024 për të gjithë konkurrentët.

Atë ditë “Optima Communication” SHPK shkoi të dorëzonte mostrat e tij dhe përgjatë orarit të caktuar dhe nuk ka parë asnjë kompani tjetër që të paraqitej.

Ankimuesi shprehet se ky detaj nuk mund t’i shpëtonte pasi duheshin makina të mëdha për të transportuar mostrat dhe askush nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe mbi të gjithë ai deklaron se atë ditë është mbajtur një procesverbal nga një punonjës i AK, prandaj çdo gjë mund të vërtetohet lehtë. Pasi në procesverbal vetë AK pranon që ka dorëzuar mostrat vetëm firma  Optima Communication SHPK

“Mostrat e kërkuara janë voluminoze dhe të renda në peshë (ju mund të konfirmoni mostrat duke i verifikuar në mjediset e AK), kërkojnë transport me mjete transporti të mëdha, dhe kompania jonë ka angazhuar dy përfaqësues për dorëzimin e tyre, te cilët kanë qenë të pranishëm në oborrin që është hyrja e vetme e institucionit nga ora 9.50 deri ne orën 10.30. Z. Bernard Rizai ishte përfaqësuesi që ka firmosur edhe procesverbalin e mbajtur nga AK në prani të të gjitha palëve.

Proces-verbali është firmosur nga tre përfaqësuesit e AK dhe nga përfaqësuesi i autorizuar i operatori ekonomik Optima Communication sh.p.k. pa asnjë pretendim nga asnjë i pranishëm. Ky është dokumenti i vetëm i mbajtur në lidhje me procesin e administrimit te mostrave nga AK (është dokument i vetëm sepse ligji dhe aktet nënligjore lejojnë mbajtjen e vetëm një procesverbali). Qartësisht shihet se nuk ka pasur asnjë operator tjetër te pranishme në datën, orën dhe vendin e caktuar për dorëzimin e mostrave”, sqaron ankimuesi.

Këtë deklaratë e ka vërtetuar edhe KPP, prandaj ka vendosur që ta pranojë ankesën e bërë dhe i kërkon drejtorit të Veliajt që anulojë procedurën.

Duket se KPP nuk e ka më frikë Erion Veliajn, qysh kur kanë nisur hetimet e SPAK për tenderat e bashkisë Tiranë, prandaj po ia kthen mbrapsht tenderat denoncuar nga biznesi.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimagjencia e dekorit dhe eenteveBaneraDenoncimErion VeliajKPPSpaktender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

13:59 - 03/06/26

GJKKO ka marrë vendimin për procesin me palë nën akuzë deputeti Erion Brace dhe i dëmtuar Anduel Çekrezi, për një...

Lexo më shumë
“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:47 - 03/06/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar

13:39 - 03/06/26
Noizy dëshmon në GJKKO dhe sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!

Noizy dëshmon në GJKKO dhe sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!

13:29 - 03/06/26
Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles

13:16 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş