GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Veliaj i dhuron kontratën 295 milionë lekë Hamz Islamajt për të rrethuar dy shkolla

16:36 - 27/06/24
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj i dhuron kontratën 295 milionë lekë Hamz Islamajt për të rrethuar dy shkolla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur vjen puna për të ndarë lekët e tenderave, Erion Veliaj të ruajë marrëdhëniet në afera me një rreth të ngushtë biznesmenësh. Në këto bashkëpunime hyn edhe Hamz Islamaj, të cilit kryebashkiaku do t’i falë kontratën 295 milionë lekë për dy fusha sportive dhe murin e tyre rrethues. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi terreneve sportive dhe muri rrethues për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”, ku fokusi i punimeve do të jetë ndërtimi i mureve rrethuese, ndërsa terrenet sportive janë përfshirë në dokument për të justifikuar fryrjen e fondit. Pasi në fund do të ndërtohen vetëm dy fusha që përdoren për volejboll dhe basketboll.

Procedura për këtë tender është mbyllur më 5 qershor 2024 dhe në të njëjtën ditë është mbajtur procesi i vlerësimit. Deri në këtë datë kishin dorëzuar ofertat 4 kompani. Pjesëmarrja e tyre ka qenë vetëm për të plotësuar dekorin, pasi fituesi ishte përcaktuar më parë.  Shohim që 3 oferta u skualifikuan dhe pa asnjë lloj konkurrence kontrata iu dha kompanisë  
BE-IS SHPK
; Nëse do të kishte qëllim kursimin e fondit, komisioni do të vlerësonte edhe ofertën e “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” shpk që kishte bërë propozimin më të lirë.

Open Data Albania i ka vendosur prokurimit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ky është një sinjal se në këtë procedurë kemi shkelje të ligjit, por Lali Erit nuk i bën përshtypje. Ai është mik i vjetër me Hamz Islamjan dhe nuk stepet që t’i xhirojë këtë fond.

Pjesa dërrmuese e tenderave të përfituar nga Islamaj janë firmosur nga Veliaj. Përmendim këtu tenderin me objekt “Ndërtimi i objektit ‘Godina e Teatrit Tiranë’ – Faza I-rë” dhe fond limit  1. 854 828 635,00 lekë, i cili në 2022  është vulosur pa garë si një dhuratë për bashkimin e  operatorëve AGI KONS” shpk & “BE – IS” shpk, me pronarë respektiv Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj. Teatri akoma nuk është përfunduar, ndërsa paratë derdhen lumë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Erion Veliajtender

Lajme të lidhura

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Para
Mbytet 30-vjeçari në liqenin e Banjës, Gramsh

Mbytet 30-vjeçari në liqenin e Banjës, Gramsh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com