GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i jep 500 MLN lekë një firme që të pastrojë shkurret në lulishte, tenderi denoncohet

13:49 - 07/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas projekti për “Pyllin Orbital” arriti në qorrsokak se, siç paralajmëroi KLSH, s’ka më vend që të mbillen pemë, Veliaj kthehet tek lulishtet.

Pas projekti për “Pyllin Orbital” arriti në qorrsokak se, siç paralajmëroi KLSH, s’ka më vend që të mbillen pemë, Veliaj kthehet tek lulishtet.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas projekti për “Pyllin Orbital” arriti në qorrsokak se, siç paralajmëroi KLSH, s’ka më vend që të mbillen pemë, Veliaj kthehet tek lulishtet. Në fakt, me lulishtet e qytetit merren çdo ditë punonjësit e Drejtorisë se Pastrim Gjelbërimit të bashkisë, që kanë si detyrë mbajtjen pastër të ambienteve. Shpesh ne i shohim edhe të krasisin pemët, të pastrojnë barishtet si dhe të ujisin lulet.

Por, tashmë Veliaj ka vendosur të zhvillojë një tender më vete për këtë shërbim. Pra, të paguajë kompani private për lulishtet!

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rikonstruksion lulishtesh’ që është hapur që në nëntor të viti të shkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë, në varësi të bashkisë. Për të bërë këtë punë, kryetari Veliaj ka menduar të shpenzojë rreth 500 milionë lekë.

Sigurisht kjo shifër të tremb. Me kaq para do ishin ndërtuar nga e para shumë lulishte të tjera. Sipas dokumenteve të tenderit, bëhet fjalë për riparime në lulishten “Qemal Stafa” përballë Hotel Rogner, e cila është ndërtuar prej viti 2002 dhe vazhdimisht janë derdhur para për mirëmbajtjen e saj. Lulishte në rrugën Llambi Bonata; një pjesë rreth rrotullimi, i cili ka nevojë për pak barë e lule, si dhe stola. Gjithashtu një pjesë e parave do të shkojnë edhe për Lulishten në rrugën Hamdi Cullhaj, Kombinat, e cila është drejtë përfundimit si infrastrukturë, i duhen vetëm mbjellje bimësh.

Por, si gjithmonë, Lali Eri ka në fokus përfitimin e parave dhe jo investimet reale në favor të qytetarëve.

Denoncimi

Gjithsesi, këtë herë kjo aferë nuk i ka ecur sipas planeve, sepse abuzimet e bëra nuk mund t’ia justifikonte as miku i tij në krye të KPP, Jonaid Myzyri.

Kjo për shkak se, më datë 9 nëntor 2023, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “TEA-D” SHPK dhe objekti i saj lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “TEA-D” SHPK nga procedura e prokurimit.

Më datë 09.01.2024, Komisioni i Prokurimit Publik, pasi shqyrtoi dokumentacionin e çështjes dhe e diskutoi në tërësi dhe vendosi: “Të mos lejojë autoritetin kontraktor për vijimin e hapave të mëtejshëm të procedurës së prokurimit”
Por, Autoriteti Kontraktor ka patur pretendim e vet dhe kështu shqyrtimi nga KPP ka vazhduar sërish. Më datë 19.01.2024, Komisioni i Prokurimit Publik pasi shqyrtoi dokumentacionin e çështjes dhe e diskutoi në tërësi vendosi:
1. Të mos lejojë autoritetin kontraktor për vijimin e hapave të mëtejshëm të procedurës së prokurimit
2. Autoriteti kontraktor të rivlerësojë bashkimin e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurë referuar konstatimeve të vendimit të mëparshëm.

Pra në dy raste KPP vendosi që ky tender të mos vazhdojë procedurat.

 

Por, çfarë përmbante denoncimi?!

Sipas të dhënave të dokumentit, Firma TEA-D” SHPK dhe “COGREN” SHPK kanë garuar bashkë për këtë tender, por janë skualifikuar pa ndonjë argument ligjor. Ankimuesi shprehet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk ka marrë parasysh dhe nuk ka kontrolluar se ata kishin shkarkuar ne sistem edhe kontratën e sigurimit të ofertës. Por, kanë bërë sikur e kanë injoruar këtë detaj deri në momentin që dha urdhër KPP.

Gjithashtu, KJV nuk ka marrë në konsideratë një tjetër kriter që plotësonte kjo ofertë .Operatori ekonomik Tea-D nuk plotëson kriterin për paraqitjen për punë të ngjashme. Por, sërish vartësit e Veliajt kanë vazhduar këmbënguljen sipas porosisë.

Kjo është një shkelje e hapur e konkurrencës së drejtë dhe meritokracisë në treg.

Epo këtë herë Veliajt nuk i eci, megjithëse tenderi vazhdon akoma në sistem dhe nuk është marrë vendimi për anulimin e tij. Me siguri Veliaj po përgatit ndonjë plan tjetër abuziv në prapaskenë për të përvetësuar paratë e lulishteve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: DenoncimErion Veliajkpp. tenderi.lulishteshpenzime

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
“Ke shumë për të treguar”, partnerja e Endrikut emocionon…

“Ke shumë për të treguar”, partnerja e Endrikut emocionon...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com