GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i pandashëm nga Fusha, i jep pa garë 24 milionë lekë për shërbime te Tirana Parking

13:54 - 26/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i pandashëm nga Fusha, i jep pa garë 24 milionë lekë për shërbime te Tirana Parking
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti i Veliajt, Tirana Parking, është kthyer në një vorbull që thith para. Abuzimi merr përmasa edhe më të mëdha kur pjesë e skemave bëhet Shkëlqim Fusaha, një nga  biznesmenët e preferuar të “Lali Erit.Nuk është më një çudi fakti që edhe tenderin e fundit Shkëlqimi i Lalit e ka siguruar pa u lodhur fare edhe në shkelje të ligjit. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference  REF-44451-10-05-2022 dhe objekt “Shpenzime për Mirëmbajtjen e Objekteve Ndërtimore”, me institucion prokurues “Tirana Parking” në varësi të plotë nga Bashkia Tiranë.  Në dokumentet e publikuara evidentohet se kontrata për dhënien e këtij shërbimi është mbyllur pa garë, pasi vetëm firma “Fusha shpk” ka paraqitur ofertë. Sipas të dhënave, oferta e saj ishte 2. 376. 158,00 lekë, pra sa 99% e fondit limit, i cili regjistrohet në vlerën 2. 462. 284,00 lekë (të reja) ose 24 milionë lekë.

Mungesa e konkurrencës përbën shkelje serioze të ligjit të prokurimeve, por Veliaj çdo kontratë e firmos sipas interesave të tij. Në faqen e Open Data Albania janë regjistruar të gjithë tenderët që janë mbyllur në shkelje flagrante të ligjit, në mes tyre edhe ky i fundit, i cili tashmë mban “Flamur të Kuq”. Theksojmë këtu se përgjegjëse është edhe Agjencia e Prokurimeve Publike, e cila i regjistron këto tenderë, edhe pse janë në shkelje të  ligjit dhe nuk bën asnjë raportim tek instancat përkatëse. Gjithashtu edhe Komisioni i Prokurimeve Publike duket se fle gjumë pasi kontrollon tenderët vetëm në rast se ka ankesa.

80 tendera pa garë në 10 muaj

Tenderi i fundit për Fushën është vetëm lekë për “kafe”, pasi kompania e tij është përfituese e fondeve të mëdha. Ndërkohë Bashkia Tiranë vetëm gjatë këtij viti regjistron 80 tenderë pa garë. Të dhënat e marra nga Open Data Albania tregojnë se shumë prokurimeve kanë shpërdoruar miliarda lekë për mallra e shërbime luksi.  Bashkia harxhon për blerje mobiliesh, suveniresh, karrige rrotulluese apo varëse rrobash speciale për zyrën e Lali Erit. Pastaj vlen të theksohet se një pjesë e mirë e tenderë kanë qenë për të furnizuar me naftë makinat e punonjësve të bashkisë, madje Lali Eri nuk ka lënë që t’iu prekë këmba në tokë as institucioneve të tjera që varen nga ai.

Këtë vit Bashkia Tiranë ka shpenzuar shumë para edhe për të dezinfektuar kryeqytetin. Pasi e ndriti punën Eco Tirana me pastrimin, Veliaj i fut një dezinfektim me solucione të rrezikshme helmuese.

Veliaj ka shpenzuar edhe për ca zbukurime në kryeqytet e shkolla, por deri më tani nuk kemi parë të përfundojë rindërtimi i godinave të dëmtuara nga tërmeti.Këto janë fakte të majftueshme për që SPAK-u të hetojë shpërdorimet e buxhetit të shtetit nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimepen data albaniaFusha shpk.kryesore2red flagTarifatendertriana parkimgVjedhje

Lajme të lidhura

Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha janë për në SPAK, Dritan Agolli u jep 6 miliardë lekë për parkim nëntokësor në Vlorë
Breaking Views

Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha janë për në SPAK, Dritan Agolli u jep 6 miliardë lekë për parkim nëntokësor në Vlorë

11:53 - 27/01/26
Vëllait të Gjiknurit, pas 10 MLN Eurove që i zhvati me Ermal Beqirin, KLGJ i jep plus 1.4 miliard lekë për mirëmbajtje, detajet e tenderit fiktiv
Breaking Views

Vëllait të Gjiknurit, pas 10 MLN Eurove që i zhvati me Ermal Beqirin, KLGJ i jep plus 1.4 miliard lekë për mirëmbajtje, detajet e tenderit fiktiv

15:21 - 23/01/26
Drejtori “i palarë” i UKT blen 500 milionë lekë vetura tek një tregtar i makinave të përdorura
Breaking Views

Drejtori “i palarë” i UKT blen 500 milionë lekë vetura tek një tregtar i makinave të përdorura

14:50 - 22/01/26
Para
Analiza e Orges Shehit: E pësuam nga eksperienca kundër Dudelange

Shehi: Jemi ndërtuar nga e para, bëjmë maksimunin për titullin kampion. Partizani? Nuk më shqetëson!

Discussion about this post

TË FUNDIT

18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër
Aktualitet

18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

08:23 - 28/01/26

Pas një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 18 orë Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal. Ndryshimet u miratuan...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:03 - 28/01/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Janar 2026

07:34 - 28/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Janar 2026

07:30 - 28/01/26
Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK

23:27 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com