GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Veliaj “josh” prokurorët duke dhuruar godina për t’i shpëtuar hetimit të inceneratorëve

12:49 - 13/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Tirana e Erion Veliajt, një konvikt i madh për skllevërit e oligarkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është i kallëzuari kryesor në Prokurorinë Speciale për aferën e inceneratorit të Sharrës. Por, Veliaj, di si t’i “sajdisë” prokurorët-ai u ka “dhuruar” një godinë të re, me vlerë 5 milionë dollarë, e destinuar fillimisht për administratën qendrore të Ujësjellës-Kanalizimeve të kryeqytetit.

Përballë Gjykatës së Posaçme, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, është në përfundim një godinë luksoze 6-katëshe.

Ndërtesa është në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe është projektuar për të mirëpritur administratën qendrore të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës.

Në foto: Godina e re e Ujësjellësit të Tiranës do i kalojë në përdorim SPAK-ut (Foto: Boldnews.al)

Por, sapo të jetë kolauduar dhe të jetë gati për funksionim, godina do t’i kalojë në përdorim Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në 12 Korrik të këtij viti propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të dorëzuar çelësat e ndërtesës me vlerë rreth 5 milionë dollarë në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Përfituesi është e njëjta strukturë hetimore që, si rregull, duhet të ketë nën hetim Veliajn, për përfshirje në rol të dorës së parë në aferën e shumë-debatuar të ndërtimit dhe funksionimit të inceneratorit të Tiranës nga një grup kompanish private, me figurë përfaqësuese biznesmenin e shpallur në kërkim, Klodian Zoto.

Tenderi 5 mln USD sfidoi tërmetin

Në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit 2019, Shqipëria e Mesme u trondit nga një tërmeti i tmerrshëm, që la pasoja të mëdha në jetë njerëzish dhe ndërtesa.

Dhjetra godina në Tiranë u dëmtuan dhe u rrafshuan nga lëkundjet sizmike.

Gjatë paradites së asaj dite, stafi i Bashkisë së Tiranës e tejkaloi për pak kohë tmerrin e orëve të mëngjesit dhe publikon në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike tenderin “Ndërtim i godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë”, me fond limit 480 milionë lekë të reja pa TVSH ose rreth 5 milionë dollarë, së bashku me TVSH.

Në ditët në vijim, qeveria urdhëroi ndërprerjen e të gjithë prokurimeve jo-të nevojshme, me qëllim që fondet të rialokoheshin për nevojat emergjente të rikuperimit pas-tërmetit.

Bashkia e Tiranës nuk e pa të arsyeshme të ndërpriste procedurat e tenderit 5 milionë dollarë.

Argumenti kryesor ishte që, përtej tragjedisë njerëzore, godina e re e Ujësjellësit do të ndihmonte stafin e kësaj ndërmarrjeje që të kryente detyrat e saj në mënyrë optimale.

Në atë kohë, si edhe deri më tani, administrata qendrore e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, i ushtron funksion në një godinë të marrë me qira, e cila më herët ka qenë selia kryesore e kompanisë telefonike “Plus”, në zonën e ish-Misto Mames, në kryeqytet.

Tenderi për godinën e re të Ujësjellësit u anulua në 5 Maj 2020 nga Komisioni i Prokurimit Publik, i cili vendosi skualifikimin e të gjithë kompanive pjesëmarrëse.

Bashkia e Veliajt, duke këmbëngulur në nevojat emergjente të stafit të Ujësjellësit për godinë dhe zyra të reja, e rishpalli sërish procedurën 5 milionë USD në Qershor 2020, ndërkohë që shoqëria shqiptare po mundohej të merrte veten nga goditja e rëndë ekonomike, si pasojë e izolimit për shkak të Covid-19.

Tenderi u mbyll në Korrik të vitit 2020 dhe fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Gjikuria” dhe “4-AM”

Në foto: Tabela e punimeve në kantierin e ndërtimit për godinën e re (Foto: Boldnews.al)

Megjithatë, në tabelën e punimeve në kantier rezulton vetëm emri i kompanisë “Gjikuria”.

Uji rrjedh drejt SPAK-ut

Në 12 Korrik 2022, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin nr. 70, nëpërmjet të cilit jep pëlqimin që Bashkia e Tiranës të shqyrtojë kërkesën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurimin e ambjenteve të punës së Prokurorisë Speciale në godinën e re të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Në relacionin para këshilltarëve bashkiakë, Veliaj deklaroi se ndërtesa e re e Ndërmarrjes së Ujësjellësit përmbush nevojat e punës së SPAK-ut, pasi ka hapësira të mjaftueshme për akomodimin e stafit të prokurorëve dhe oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit; është prani korpusit gjyqësor dhe burgut, si edhe ka mundësi adaptimi të sistemeve teknologjike, duke qenë se godina është në përfundim e sipër.

Në foto: Vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë, nr. 70, dt. 12.07.2022

Natyrisht, ai i parapriu dyshimeve publike, kur ironizoi se ky vendim mund të keqpërdoret “nga opozita dhe portale gjobvënës”.

Veliaj deklaroi se vendimi për të ndihmuar me ambjente SPAK-un është në përputhje me strategjinë e maxhorancës për mbështetjen e Reformës në Drejtësi, si edhe për këtë transferim, Bashkia do të paguhet nga qeveria.

Në fakt, në vendimin e Këshillit Bashkiak që jepet pëlqimi për godinën e Ujësjellësit nuk përmendet aspak përfitimi (qiraja) që do të marrë Bashkia nga vënia në dispozicion i ambjenteve të saj në favor të Prokurorisë Speciale.

Përgjegjësia për ndërtesat dhe akomodimin e stafit të sistemit të drejtësisë është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e qeverisë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e cila administron buxhetin përkatës për infrastrukturën.

Në këtë këndvështrim, “investimi” i Bashkisë së Tiranës për të sistemuar stafin e Strukturës së Posaçme Hetimore në godinën e saj 5 milionë dollarëshe, nuk mund të shmang dyshimet për “shkëmbim favoresh” mes institucioneve, të cilat, si rregull, duhet të jenë përballë njëra-tjetrës, pasi një mori kallëzimesh të dorëzuara pranë prokurorëve specialë në adresë të Erion Veliajt.

Dyzinë kallëzimesh për Veliaj

Erion Veliaj është, me shumë mundësi, zyrtari i lartë më i kallëzuar pranë SPAK-ut, në tre vitet e ekzistencës së kësaj prokurorie speciale.

Në adresë të kryebashkiakut të Tiranës janë dorëzuar kallëzime penale në seri, si një prej personave kyç në aferën e inceneratorëve.

Në verën e vitit 2020, Nisma “Thurje” dorëzoi disa kallëzime penale në SPAK për inceneratorët e Elbasanit, Fierit e Tiranës.

Kallëzime më të detajuara, ku përfshihet drejtëpërdrejtë emri i Erion Veliajt, janë dorëzuar në vijim nga Lëvizja Socialiste për Integrim (sot “Partia e Lirisë”), Partia Demokratike dhe Komisioni i Posaçëm Hetimor Parlamentar për inceneratorët, i cili funksinoi në periudhën Shkurt-Mars 2022.

Gjithashtu, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një dyzinë kallëzimesh ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj, për shkelje ligjore në procedurat për prishjen e Teatrit Kombëtar, në 17 Maj 2020.

Ndërkohë, SPAK-u vetë ka pranuar publikisht se nisi një hetim penal në fillim të vitit 2021, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të Ndrangheta-s flisin për korruptim të zyrtarëve në Tiranë për leje ndërtimi.

Por, pavarësisht morisë së kallëzimeve, Struktura e Posaçme Hetimore-SPAK-nuk ka arritur deri më tani në asnjë konkluzion hetimor për Erion Veliaj, nëse është i pafajshëm apo përgjegjës për akuzat që i janë ngritur.

Nga Boldnews.al

Etiketa: Erion VeliajSpak

Lajme të lidhura

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26
Breaking Views

23:38 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS
Breaking Views

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Para
Zjarri në fabrikën e hidrokarbureve, gjenden trupat e 4 zjarrfikësve, 10 ende të zhdukur

Zjarri në fabrikën e hidrokarbureve, gjenden trupat e 4 zjarrfikësve, 10 ende të zhdukur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com