GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj ndan 70 MLN lekë të ushqimit të konvikteve me biznesmenë të arrestuar

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i pikojnë lekë edhe nga fondet për ushqimet e konvikteve të shkollave të mesme në kryeqytet. Lali Eri në një tender së fundmi prezanton

Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i pikojnë lekë edhe nga fondet për ushqimet e konvikteve të shkollave të mesme në kryeqytet. Lali Eri në një tender së fundmi prezanton

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i pikojnë lekë edhe nga fondet për ushqimet e konvikteve të shkollave të mesme në kryeqytet. Lali Eri në një tender së fundmi prezanton një listë të gjatë ushqimesh për nxënësit, por në këto konvikte shkojnë vetëm disa produkte bazike. Kur vjen fjala tek paratë, Lali Eri nuk pyet se ka të bëjë me ushqimin e nxënësve.

Kështu ka bërë edhe gjatë prokurimit me objekt Loti 3 “Blerje ushqime blegtorale për Konviktet e Shkollave të Mesme”. Për këtë shërbim janë lënë në dispozicion 45 milionë lekë dhe sipas tabelës do të furnizohet  kos, djathë dhe gjalpë.

Për këtë tender është paraqitur vetëm një ofertë, sepse vendi ynë nuk paska tregtarë të tjerë të produkteve blegtorale! Pra, mbi tryezën e Lali Erit mbërriti vetëm zarfi me ofertën e kompanisë GERTI – 1987. Sigurisht kontrata u firmos në mënyrë të përshpejtuar, në mungesë të garës, duke shkelur rregullin për konkurrencën.

Monitoruesi Open Data Albania ka valëvitur për këtë tender ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e  riskut të korrupsionit.

Veliaj sëbashku me drejtoreshën e konvikteve Valbona Ibrahimi kanë ftuar vetëm këtë kompani sepse i kanë ndarë më parë pazaret me kompaninë e privilegjuar. Kjo nuk është hera e parë që firma “Gerti-1987” me pronar Elgert Laskajn përfiton tenderë të tillë nga Ibrahimi. Edhe në vitin 2022, Laskaj mori në dorë furnizimet me një tender fiktiv.

Laskaj fillimisht ka qenë aksionar në këtë kompani, pastaj siç ndodh rëndomë me fshehjen e pronarit të vërtetë, ka blerë 100 % të aksioneve për 100 mijë lekë. Më vonë ka ndryshuar objektin e veprimtarisë së kompanisë që shiste pjesë fadromash, duke shtuar edhe shitje të ushqimeve, bulmetit dhe fruta perime.

Fill pas këtij ndryshimi, Laskaj nis të marrë tendera publikë në vlera të mëdha.

Një tender korruptiv, me vlerë 1.5 milionë euro dhe me ofertë gati sa fondi limit e ka marrë në 30 qershor 2020, për furnizim me ushqime të Drejtorisë së Burgjeve. Tenderin e ka përfituar pikërisht në bashkëpunim me gruan e Gentian Sharrës, i akuzuar nga SPAK për disa grabitje me armë me Talo Çelën, i hetuar në Itali për trafik droge dhe plagosje të lehtë me dashje dhe korrupsion zgjedhor. Laskaj bashkëpunon zakonisht me Sharrën në tenderat e ushqimeve, vetëm këtë herë po vepron i vetëm.

 

19 milionë lekë në dy lotet e parë

Siç e kemi cekur në fillim, i gjithë projekti për të blerë ushqime për konviktet e shkollave të mesme shkon në 70 milionë lekë. Ku 19 milionë lekë janë shpërndarë përmes dy loteve të parë, të cilët gjithashtu kanë përfunduar në duar të dyshimta.

Loti 1 kishte si objekt “Blerje Buke për Konviktet e Shkollave të Mesme” me fond limit 7 milionë lekë. Ky tender është fituar nga firma  KADRA SHPK, në pronësi të Avni Dragjoshit. Kjo firmë është e njohur gjithashtu sepse në vitin 2017 bënte pjesë në listën e kompanive që kishin përfituar tenderë të parregullt nga  Artur Zoto, në atë kohë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. KADRA SHPK kishte përfituar tendera me vlerë 635 milionë lekë për “Blerje Buke”.

Ndërkohë që ai skandal u mbyll, Dragjoshi vazhdon të përfitojë tendera nga institucionet publike për t’i furnizuar me bukë.

Ndërsa Lotin 2 me objekt “Blerje ushqime koloniale për Konviktet e Shkollave të Mesme”, drejtoresha Valbona Ibrahimi dhe Veliaj ia kanë dhënë firmës “4S” shpk nën pronësinë e Xhino Sinanit, djali i biznesmenit Shemsi Sinani, i njohur për korrupsion dhe afera në procedurat tenderuese.

Shemsi Sinani është dënuar në 2018 më parë me 4 vjet burg nga Krimet e Rënda për korrupsion, pasi korruptoi ish-nëndrejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi, edhe ky i dënuar për korrupsion.

Kështu, bashkë me Laskajn këta dy biznesmenë kanë përfituar deri më tani 64 milionë lekë nga fondet e ushqimit të shkollave të mesme. Por në lojë është edhe pjesë e tenderit, që sigurisht do të shkojë në duart e këtij grupi që përfiton nga ushqimi i nxënësve.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajgenti leskajShemsi Sinanitenderushqimi skonvikteve

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Një tjetër shqiptar në radarët e Interit

Një tjetër shqiptar në radarët e Interit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë
Aktualitet

Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

08:49 - 05/10/26

Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ndërsa mbi 20 mijë prej tyre ulen për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:30 - 05/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

08:09 - 05/10/26
“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

07:53 - 05/10/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale

07:44 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com