GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Veliaj nuk pyet për SPAK, hapi garën për projektin e Teatrit/ Kalaja: Do ketë përballje ligjore

11:57 - 29/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj nuk pyet për SPAK, hapi garën për projektin e Teatrit/ Kalaja: Do ketë përballje ligjore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e garës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, i cili bazohet në projektin e Bjark Ingels, pavarësisht se çështja është marrë nën hetim nga SPAK.

Pas kësaj ka reaguar Partia Demokratike, ku me anë të avokates Adriana Kalaja ka njoftuar se çdo veprim i Veliajt në kurriz të pronës publike do të ndeshet me aksion ligjor.

Deklarata e Veliajt:

Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e garës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar bazuar në projektin e Bjark Ingels. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bën thirrje, nga kjo foltore e opozitës, se çdo veprim i kryebashkiakut dhe bandës laramane të përfituesve në kurriz të pronës publike, do të ndeshet me aksion ligjor dhe qytetar. Sekserët e të gjitha ngjyrave të mendojnë dy herë para se të veprojnë një here, sepse çdo lëvizje është antiligjore dhe antikushtetuese.

Për dijeni të qytetarëve:

-Nuk është ekzekutuar ende vendimi nr.29 i Gjykatës Kushtetuese i datës 2 korrik 2021, lidhur me shpalljen antikushtetues të ligjit special nr. 37 dhe VKM nr. 377, që e detyron Bashkinë e Tiranës t’ia kthejë pronën e Teatrit Kombëtar Ministrisë së Kulturës.

-Projekti korruptiv i Bjarke Ingell është regjistruar në SPAK dhe po hetohet nga ky institucion që në korrik të vitit 2020.

-Vendimi nr. 50 i Këshillit bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar është regjistruar dhe po hetohet nga SPAK që në qershor 2020.

-Miratimi i buxhetit shtesë për ndërtimin e Teatrit të ri, nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është kallëzuar nga Aleanca në nëntor 2020 dhe po hetohet nga SPAK.

-Pengimi në ekzekutimin dhe mosekzekutimi i vendimit nr. 29 të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shpalljen antikushtetues të ligjit special nr. 37 dhe VKM nr. 377, është kallëzuar nga Aleanca në gusht 2021 dhe po hetohet nga SPAK.

Duke e ditur babëzinë për fitime dhe shpërfilljen për ligjet dhe Kushtetutën të dyshes Rama-Veliaj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bën thirrje organeve të drejtësisë të shpejtojnë në aksione dhe drejtësi për të penguar që antiligji të fitojë mbi ligjin. Gjithashtu të provojnë se drejtësia e re nuk është një degë e thyer e ekzekutivit të Edi Ramës dhe një call center e Erion Veliajt.

Etiketa: Kryesore1SpakteatriVeliaj

Lajme të lidhura

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Para
Planifikoi vrasjen e pesë izraelitëve, arrestohet një rus në Qipro

Horror në tregun e perimeve, gjendet trupi i pajetë të biznesmenit brenda një kamioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas policisë, 44 vjeçari...

Lexo më shumë
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com