GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Veliaj presion UEFA-s dhe FIFA-s: Bëni llogaritë mirë

22:21 - 24/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj presion UEFA-s dhe FIFA-s: Bëni llogaritë mirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një fushatë kundër Presidentit aktual të FSHF-së, duke shfrytëzuar postin e tij duke ndërhyrë hapur në zgjedhje për të mbështetur kandidatët e tij.

Në audiopërgjimin e sotëm, Veliaj shantazhonte anëtarët e Shoqatës Tirana me fjalë jo etike dhe se do të ndërhynte SPAK dhe Prokuroria e Tiranës në këtë punë, në mënyrë që anëtarët e Shoqatës të mbështesnin kandidatin e tij.

Në një intervistë për mediat, Veliaj është justifikuar duke thënë se nuk e ka përmendur SPAK-un dhe se presionin e kishte për UEFA-n dhe FIFA-n, që t’i bëjnë llogaritë mirë.

“Jo, jo, jo, unë thashë tjetër gjë. Është pala tjetër ajo që thotë ‘SPAK  të arrestojë’. Unë s’e kam thënë kurrë. Madje thashë në Bashkinë e Tiranës, vjen KLSH-ja për një letër higjienike, kurse këta janë një ishull që SPAK nuk i prek. Mua më kanë zgjedhur këta prindër të fëmijëve që lozin futboll dhe për këta unë do të luftoj jo UEFA-n por të gjithë planetët bashkë. UEFA dhe FIFA t’i bëjnë llogaritë mirë sepse po fjete me qentë, do të zgjohesh me pleshta. Pyetja nuk është për mua, por për Dukën. Do ta mbyllësh me turp apo do thuash ‘boll më gjashtë mandate’. Është me rotacion, jo me insistim” – u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës doli blof edhe në një deklaratë tjetër të tij. Në audiopërgjim dhe në konferenca ai është shprehur se do ketë kallzim ndaj Armand Dukës, ndërkohë në një prononcim për BIRN, SPAK dhe Prokuroria e Tiranës, e përgënjeshtruan këtë gjë duke thënë se nuk ka ardhur asnjë kallëzim ndaj Armand Dukës.

Për këtë, Veliaj është justifikuar duke thënë se kallëzimin do ta bëjë ditën e nesërme.

“Nesër ne do të bëjmë dy kallëzime penale. Do bëjmë një kallëzim për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës, ata të shoqatës së vjetër dhe besoj që do t’i bashkohet vandakut të madh që prokuroria sot ka në dispozicion. Vandaku vetëm po rritet në të gjithë fushat ku ata ushtrojnë një veprimtari thellësisht kriminale, se sot të gjithë i zgjedhin zgjedhësit, kurse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë pastaj si vezë nëpër pikerinat e shoqatës” – u shpreh Veliaj.

Etiketa: Erion VeliajFIFAKryesore1llogaritepresionUEFA

Lajme të lidhura

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Para

Tritol në banesën e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në...

Lexo më shumë
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com