GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj rikthen në skenë kompaninë “Fusha”, i jep pa garë 378 mln lekë për shkurre dekorative

23:35 - 14/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj rikthen në skenë kompaninë “Fusha”, i jep pa garë 378 mln lekë për shkurre dekorative
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliaj do të mbahet mend edhe si institucioni shqiptar që zë vendin e parë për abuzimet që ka bërë me taksat e qytetarëve. Kjo për faktin se çdo procedurë publike që del nga kjo bashki, është në shkelje të rregullave të prokurimit publik dhe përpos kësaj shpenzon miliona lekë për punë që mund të kushtojnë shumë më pak. Kështu ka vepruar edhe me supertenderin e fundit, ku Veliaj ka rikthyer në skenë kompaninë “Fusha sh.p.k” për t’i dhënë 387 milionë lekë pa garë.

Teksa kriza ekonomike sa vjen e thellohet, Bashkia e Erion Veliajt nëpërmjet Drejtorisë së Pergjithshme të Pastrimit dhe Gjelberimit, ka bërë një supertender për blerje shkurresh dekorative. Procedura mban numrin e referencës  REF-24125-04-05-2022 dhe besojeni apo jo ka fondin limit prej 37.821.095 lekë të reja, ose rreth 378 milionë lekë të vjetra. Pra e thënë më thjesht, Lali Eri do shpenzaojë nga taksat e qytetarëve 387 milionë lekë të vjetra për shkurre dekorative. Për këdo që do e dëgjonte, nuk do t’i tingullonte si diçka normale që një shumë kaq e madhe të shpenzohej për një shërbim që nuk kushte krize nuk është shumë i nevojshëm!

Por çudia zgjat aq sa na duhet të mësojmë se kush është kompania fituese dhe si e ka fituar këtë tender. Sipas dokumentit në garë kanë marrë pjesë tre kompani, AlbGarden shpk, DEAN 09 shpk dhe FUSHA shpk. Dhe kur garë merr pjesë kompania “Fusha”, ose e cilësuar si kompania që ka marrë supertenderat e Bashkisë së Tiranës, dihet historia si do vazhdojë. Nga gara janë skualifikuar dy kompanitë e parë AlbGarden shpk, DEAN 09 shpk me të njëjtat arsye: “nuk i plotësojnë kriteret e veçanta të kualifikimit”, dhe kështu është shpallur fituese pa garë kompanina “Fusha sh.p.k”.

 

 

Siç e kemi thënë, kur nga gara skualifikohen kompanitë e tjera dhe tenderi zhvillohet vetëm me një konkurrent, ngrihen dyshime se kompania është e paracaktuar, për këtë “Open Data” e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq me mbishkrimin e skualifikimit të të gjithë operatorëve ekonomik përveç fituesit.

Por në këtë rast nuk ka dyshime që kompania është e paracaktuar. Duke qenëse favorizohet në procedurat publike, “Fusha sh.p.k” është kompania e parë në renditje për nga përfitimet që ka pasur nga buxheti i shtetit. Që nga viti 2015 e deri më tani, “Fusha” i ka përfituar 5,877,314,645 lekë të reja, ose rreth 59 mliardë lekë të vjetra.

 

Kjo kompani është e preferuar e Bashkisë së Tiranës pasi ka fituar edhe tenderët me shifra të larta. Kujtojmë këtu disa nga procedurat të fituara prej saj: Në 2017-ën kësaj kompanie iu dhanë dy tendera nga bashkia e Tiranës, pa u zhvilluar garë, që ishin ai i pastrimit të pjesës perëndimore me 330 milionë lekë dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik 154 milionë lekë. Gjithashtu ‘Fusha Sh.p.k’ arriti të fitojë të 3 tenderat për ndërtimin e sheshit “Skëndërbej”, me vlerë totale 12.6 milionë euro. Kjo kompani ka fituar edhe disa tendera nga qeveria qendrore, si Rikonstruksioni Ministrisë së Brendshme por edhe koncensionin e hidrocentralit të Kalivaçit, me vlerë 125 milion euro.

Tenderët mliona lekësh të Lali Erit për “Fusha sh.p.k” nuk kanë fund, i cili edhe në kohë krize ekonomike tregoi se sa fortë e do kompaninë që përfiton taksat e qytetarëve pa asnjë përpjekje. Me 378 mlionë lekë për shkurre dekorative, i bie që ose shkurret janë të pavdekshme, ose Veliaj po mendon të bëjë një pyll orbital në Tiranë.

Gijotina.com

 

Etiketa: dekorativeErion Veliajfushagarekompaniakryesore2Shkurreskene

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Mëngjesi nis i ftohtë, parashikimi i motit për sot

Temperatura të larta! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com