GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj shpenzon 4 mld lekë për helme, çarqe minjsh dhe kurthe gjarpërinjsh, e anulon KPP pas denoncimeve

13:54 - 26/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Veliaj shpenzon 4 mld lekë për helme, çarqe minjsh dhe kurthe gjarpërinjsh, e anulon KPP pas denoncimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 4 miliardë lekë ka dhënë Veliaj për të dezinfektuar Tiranën me helme të rrezikshme. Dy javë më parë Gijotina.com ka publikuar denoncimin e një operatori për  manipulimin e tenderit nga Veliaj dhe përdorimin pa lejen e Ministrisë së Shëndetësisë të produkteve të rrezikshme për dezinfektim.

Ndërkaq, dy denoncime janë bërë njeri pas tjetrit për këtë tender nga kompanitë “Albania Distribution Chemicals” SHPK  dhe “NRG” SHPK. Këto firma kanë akuzuar bashkinë se ka hartuar tenderin me kritere diskriminuese për t’ia dhuruar fituesit të paracaktuar. Për më tepër evidentohet se produktet do të kalohen pa certifikim, duke rrezikuar që këto lloj solucionesh helmuese të dëmtojnë njerëzit.

Materialet e rrezikshme

Materialet e tenderuara pa leje të Ministrisë së Shëndetësisë janë të rrezikshme për njeriun njësoj si lëndët lemuese luftarake. Ja disa prej tyre:

-Hipoklorit kalciumi për dezinfektimin e ambienteve dhe ujërave të ndotura.

-Hipoklorit natriumi për pastrimin e banjove, myshkut, algave edhe si dezinfektues i depozitave të ujit dhe ambienteve publike

-Biocid dizinfektant. Përdoret në ambiente të brendshme, të jashtme si zyra, qendra sociale, shkolla, kopshte etj.

-Insekticid për luftimin e insekteve fluturuese dhe zvarritëse (Toksiciteti i produktit sipas përcaktimit të OBSH të jetë i nivelit të ulët ose mesatar dhe i parrezikshëm për mjedisin.)

-Insekticid për luftimin e furrtareve

-Rodenticid për luftimin e minjve

-Adulticid për luftimin e grerëzave.

– Preparat repelent për largimin e gjarpërinjve dhe zvarranikëve.

-Produkt për kapjen insekteve zvarritëse në formën e kurtheve

-Kuti plastike për vendosjen e rodenticideve

 

Vendimi i KPP

Pasi ka shqyrtuar ankesat e dy operatorëve, Komisioni i Prokurimeve Publike i ka marrë ato për bazë dhe ka kërkuar ndryshimin e kritereve të tenderit. KPP mori këtë vendim pasi ka konstatuar një sërë shkeljesh nga ana e vartësve të Veliajt. Po ashtu, është evidentuar që Bashkia nuk ka marrë për bazë asnjë nga ankesat e operatorëve, por i ka injoruar ato, pavarësisht se së pari, këto ankesa janë dërguar më zyrën e Veliajt si Autoritet Kontraktor i këtij tenderi. Sipas të dhënave, Bashkia ka reaguar vetëm pas kërkesës së KPP për informacion, por dhe në këto përgjigje nuk janë dhënë argumente bindëse për vlerën e lartë të tenderit, rrezikun që sjellin solucionet që duhen marrë, si dhe shërbimet e tjera të panevojshme që janë përfshirë në këtë kontratë.

Rrezikohet shëndeti i fëmijëve, ja çfarë ka zbuluar KPP

Në vendimin e KPP-së është renditur si pika më kryesore kërkesa për certifikim e solucioneve që do të merren për dezinfektim. Konkretisht lidhur  me  gjetjen e ankimuesve që shprehen se “Autoriteti Kontraktor kërkon autorizim për produktet biocide për disa nga produktet objekt prokurimi. Ju bëjmë me dije se edhe produkti Hipoklorit Natriumi dhe Hipoklorit Kalciumi gjithashtu janë kategori biocide për të cilat ligji detyron pajisjen me autorizim përkatës në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave. Për këtë arsye, nëse AK kërkon të respektojë vendimin e sipërcituar atëherë duhet të vendosë se për të gjitha artikujt objekt prokurimi me tituj biocide operatoret ekonomikë të jenë të pajisur me fakt autorizimi të produkteve biocidet”. KPP në mënyrë ultimative kërkon që të vendosen në kriteret e tenderit certifikatat që duhen për të qenë të sigurta dhe jo helmuese të gjitha produktet.

“Jo vetëm lëndët vepruese dhe produktet biocide që hyjnë, por edhe ato që prodhohen dhe/ose përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë për t’u bërë të disponueshme në treg, duhet të jenë të pajisura me autorizim nga autoriteti kompetent, prandaj pretendimi i operatorit ekonomik ankimues për heqjen e këtij kriteri nuk qëndron”, përcakton KPP.

KPP shprehet se, ky produkt dezinfektant është parashikuar nga autoriteti kontraktor që të përdoret në ambientet e brendshme të objekteve parashkollore dhe shkollore të cilat frekuentohen nga fëmijë të moshës 6 muajsh deri në 18 vjeç, kjo e bën të domosdoshme garantimin e sigurisë së këtij produkti nga ente certifikuese te akredituara

Pajisjet për kapje gjarpërinjsh e minjsh

Ky tender aq sa problematik edhe qesharak ka rezultuar pas gjetjeve të KPP. Në një pikë të vendimit thuhet se  bashkia ka vendosur disa specifikime të ekzagjeruara për disa shërbime. Duke përmendur këtu pajisjet për kapjen e minjve, kapjen e gjarpërinjve, apo kapjen e insekte. Për të kapur gjarpinjtë dhe insektet Veliaj ka kërkuar solucione dhe pajisje të veçanta, për të cilat madje është kërkuar edhe  një autorizim nga prodhuesi.

Por, KPP duke marrë në konsideratë ankesën e dy operatorëve del në përfundimin që, duke qenë se këto produkte merren nga jashtë është e pamundur të sigurohet autorizimi, duke qenë se produktet kalojnë nga një furnitor në tjetrin. Në këtë kuadër kërkon që të hiqen këto kritere pasi janë diskriminuese dhe i përjashtojnë në mënyrë automatike ofertuesit. Gjithashtu, KPP kërkon që të shihen me më rëndësi certifikatat për solucionet helmuese dhe të reduktohen kërkesat për pajisjet që do kapin minjtë, pasi mund të bëhen edhe me pajisje të siguruar në tregun vendas.

“Në asnjë rast nuk duhet të diskriminojnë/përjashtojnë nga konkurrimi operatorët ekonomikë ofertues dhe/ose prodhuesit qofshin këta kombëtar apo ndërkombëtarë. Në hartimin e specifikimeve teknike autoritetet kontraktore duhet të shmangin çdo formë diskriminimi, qoftë ato të dukshme, qoftë ato të fshehta, të cilat kanë të njëjtin efekt. Në asnjë rast, specifikimet teknike nuk duhet të hartohen në mënyrë që të drejtojnë drejt një produkti/malli/shërbimi, që ofrohen nga një operator i vetëm ekonomik ose nga një prodhues i vetëm. KPP gjykon, se parashikimet e mësipërme duhet të zbatohen në të gjitha procedurat e prokurimit, me përjashtim të rasteve ku vetë ligji i prokurimit publik, parashikon një përjashtim të tillë”, thuhet në vendim.

Fitues i paracaktuar

Në vendimin e  KPP bëhet me dije se komisioni ka marrë për bazë dhe e konsideron si të qëndrueshëm pretendimin e ankimuesve se “kriteret e lartpërmendura janë vendosur qëllimisht për të favorizuar Operatorin Ekonomik që ky Autoritet Kontraktor ka shpallur fitues në vitin 2021, po për të njëjtën procedurë prokurimi. Ky Operator Ekonomik është shpallur fitues për shkak të kritereve abuzive që ka vendosur AK, kjo tregon edhe pjesëmarrjen e kufizuar për OE në këtë procedurë”. Në këto kushte  KPP kërkon që Bashkia Tiranë të modifikojë  kriteret e tenderit dhe të bëj rivlerësimin e të gjitha kompanive që kanë shfaqur interes. Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj duhet t’i kthejë dëmshpërblimin ankimuesit./ Esmerlada Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ankeseDenoncimdezinfektimerionveliajhelmeKPPkryesore2pesticide

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Ngjarje e freskët”/ Befason Artan Hoxha: Një tjetër shqiptar është zhdukur

“Ngjarje e freskët”/ Befason Artan Hoxha: Një tjetër shqiptar është zhdukur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com