GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj shpërdoron 800 mln lekë për “tallava”, tenderi i spektakleve që do zgjasë 12 muaj

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj shpërdoron 800 mln lekë për “tallava”, tenderi i spektakleve që do zgjasë 12 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak muaj para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të shpenzojë qindra milionë lekë për blerje eventesh dhe shfaqjesh propagandistike.

Bashkia e Tiranës ka mbyllur këtë javë tenderin për “Blerje shërbimi për aktivitete të ndryshme”, me fond limit 830 milionë lekë të vjetra.

Në dokumentat e tenderit konstatohet lehtësisht se Bashkia e Tiranës nuk ka qëllim promovimin e vlerave historike dhe kulturore të kryeqytetit.

Gjithçka duket se ka lidhje me promovimin plot ngjyra të kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, Bashkia ka blerë shërbim për fishekzjarrë, letra shpërthyese me ngjyra, podium prezantuesi, sistem pajisjesh për Di Xhej, blica për efekte speciale, tym skenik dhe të tjerë elementë që lidhen me botën e spektaklit.

Të gjitha këto shpenzime, natyrisht, janë kryer me buxhetin e krijuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Tenderi u hap në fillim të korrikut dhe afati për dorëzimin e ofertave ishte një muaj.

Në përfundim të procedurës, rezulton se kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, të cilët janë shpallur fitues.

Sipas kritereve të tenderit, shërbimi me vlerë 830 milionë lekë të vjetra përfshin një periudhë 12-mujore.

Pra, saktësisht, koha kur Veliaj, pritet të jetë në garë për një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës.

Por, edhe nëse nuk do të jetë kandidat, ai sërish është drejtues politik i Partisë Socialiste në Tiranë dhe efektet e spektaklit do t’i duhen për të zhvilluar fushatën elektorale, nëpërmjet shërbimit të blerë qindra milionë lekë nga taksat e qytetarëve./Bold

 

 

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Atentati ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, prokuroria e Kurbinit i vë “kyçin” dosjes, ndërhyn SPAK

Atentati ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, prokuroria e Kurbinit i vë “kyçin” dosjes, ndërhyn SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dogjën makinën e drejtoreshës së shkollës në Vlorë, në pranga autori dhe porositësi (Emrat)
Aktualitet

Dogjën makinën e drejtoreshës së shkollës në Vlorë, në pranga autori dhe porositësi (Emrat)

09:34 - 23/10/26

Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë, për djegien e një automjeti. Ngjarja u regjistrua një muaj më parë...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:06 - 23/10/26
Rama nxjerr sërish ‘gurët’ para Kryeministrisë: Pranoni dialogun ose ju pret burgu!

Rama nxjerr sërish ‘gurët’ para Kryeministrisë: Pranoni dialogun ose ju pret burgu!

08:48 - 23/10/26
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

08:40 - 23/10/26
“Kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe”, Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

“Kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe”, Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

08:34 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com