GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas

11:32 - 07/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, është projekti që u përdor më së shumti nga Veliaj, për propagandën e fushatës zgjedhore. Por,  ky treg po iu kushton shumë xhepit të qytetarëve dhe më e fituar po del firma ndërtuese.

Më datë 5 qershor 2023, Bashkia Tiranë ka mbyllur një tjetër tender me objekt Ndërtim i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore (Tirana Agrikulture)-Faza II. Në këtë prokurim është vënë në dispozicion fondi me vlerë 430 milionë lekë.

Fati i këtij fondi varet nga risku i korrupsionit dhe këtë e tregojnë shkeljet që janë bërë në procesin e tenderimit. Së pari, vëmë re se fituesi është shpallur jo sipas rregullave të konkurrencës, por kontrata i është bërë dhuratë.

Në dokument shihet që për këtë tender kanë  paraqitur ofertat e tyre 9 firma. Por të gjitha janë skualifikuar dhe është lënë e vlefshme vetëm oferta e “K A C D E D J A” shpk, në pronësi të Skënder Kacdedjas.

Oferta e tij, regjistrohet në vlerat rreth 400 milionë lekë. Pra sa 75% e fondit limit, por pavarësisht kësaj Veliaj e firmosi kontratën pa e vrarë ndërgjegjja.

Sakaq, duhet të theksojmë se ky tender është si një vazhdim kontrate me negocim, në vijimësi të lotit të parë.

Edhe tenderin e parë e ka fituar e njëjta firmë. Kontrata e parë është nënshkruar në vitin 2021 dhe fondi limit regjistrohej në vlerat 2.3 miliardë lekë.

Sikur e shohim në dokument fitues është shpallur firma “K A C D E D J A” shpk. Në bashkëpunim  “EVEREST” shpk me ofertën 1.6 miliardë lekë.

Këto fakte tregojnë që projekti po zhvillohet për të mbushur xhepat e Skënder Kacdedjas dhe të Lai Erit. Deri më tani kjo kompani ka arkëtuar mbi 2 miliardë lekë për ndërtimin e këtij tregu. Në këtë pikë na mbetet vetëm të shpresojmë që tregu të ndërtohet, se shkeljet dhe “flamujt e kuq” që valëvit Lali Eri nuk i sheh SPAK-u.

Lexo edhe: Tirana pa ujë të pijshëm, Veliaj hedh 525 mln lekë për 5 studiues që do të “dixhitalizojnë” ujësjellësin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion VeliajkacdedjatenderTregu

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com