GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Veliaj si Rama: Ne jemi të korruptuar, po unë jam i pastër

10:13 - 09/05/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama alarmoi qytetarët për rritjen e çmimit, Lali Eri mban dritat ndezur në mes të ditës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një fjalim të stërzgjatur në mbledhjen me deputetë dhe ministra dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama pranoi se korrupsioni është një problem thelbësor në qeverisjen e tij. Megjithatë, ai vetë u distancua duke u shprehur se është “i pastër” dhe pretendoi se nuk ka si të jetë në dijeni për aferat e vartësve.

Një hapësirë të konsiderueshme të fjalës së kreut të qeverisë e zuri çështja e korrupsionit, teksa paralajmëroi se “do të lëshojë çdokënd” që kapet në afera. Mesazhe që u interpretuan si paralajmërime për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, për të cilin opozita kërkon dorëheqjen për aferat e iniceneratorit të Tiranës dhe asaj “5D”.

Megjithatë, në një fjalim publik këtë të enjte, në kuadër të një takimi me strukturat politikat, Veliaj shfaqi një qëndrim të ngjashëm si Rama. Ai pranoi korrupsionin në radhët e socialistëve, duke përdorur megjithatë një gjuhë shumë më pak të ashpër të ashpër se Rama, i cili i etikoi si “llumë”, “parazitë” apo “tradhtarë” socialistët që kapen në korrupsion. Megjithatë, Veliaj, njësoj si shefi i tij politik, pretendoi se është i pastër dhe s’ka lidhje apo dijeni për aferat e vartësve.

“Familja jonë nuk është përfekte, shoh disa prej jush që jeni me syze, pasi keni probleme me sytë, unë dhe disa të tjerë kemi probleme me tëmthin, është problem i organizmit. Çfarë bën kur sëmuresh, si i adreson kur ke një anomali? Nëse ka një problematikë ky organizëm, ne duhet ta shërojmë dhe orientojmë. Ne ndërkohë që do përgatitemi po sulmohemi”, u shpreh Veliaj.

Pas arrestimeve për procedimin penal “5D”, që zbuloi se drejtorët e Veliajt përfituan rreth 30 mln euro përmes një skeme korruptive me tendera, kryebashkiaku ndodhet në qendër të akuzave. Prej javësh, para zyrës së tij, opozita organizon protesta duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë për aferën “5D” dhe atë të incenratorit të Tiranës.

Akuza janë hedhur edhe ndaj Prokurorisë së Posaçme, se po amniston Veliajn pavarësisht provave.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajkorrupsionKryesore1

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Uncategorized

Këmbimi valutor 20 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:46 - 20/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Para
Ishte parashikuar për në 20 maj, shtyhet hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri

Ishte parashikuar për në 20 maj, shtyhet hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com