GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, tender për “Agallarët”/ 1.7 mld lekë asfalti i rrugicës

12:21 - 23/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, tender për “Agallarët”/ 1.7 mld lekë asfalti i rrugicës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj si pashai  i Bashkisë Tiranë ka zgjidhur qesen për investime të shfrenuara. Këtë herë “Lali Eri” ka menduar të shpenzojë para për rrugën e “Agallarëve”. Nuk dihet pse rruga ka këtë emër, por dihet se aty banojnë pasanikët e rinj të Tiranës.

Më 22 nëntor, Bashkia Tiranë ka regjistruar një tender te Agjencia e Prokurimeve Publike. Ky prokurim mban numrin e referencës REF-50045-11-15-2022 me objekt  “Rikonstruksioni i rrugës “Agallarëve”. Në të vërtet bëhet fjalë  për një rrugicë lagjeje, por Veliaj ka menduar të shpenzojë  173,414,674 lekë të reja, ose 1.7  miliardë lekë të vjetra. 

Nga foto më poshtë duken pamjet satelitore të rrugës që Veliaj do të rikonstruktojë. Aty dallohet qartë që ajo është një rrugë, të cilës do t’i hidhet vetëm një shtresë asfalt. Punime të cilat  mund të  mbulohen edhe më nje vlerë më të ulët. Po pse kryebashkiaku u kujtua pikërisht tani, që kanë filluar edhe reshjet për rikonstruktimin e një rruge?

Fakti që po afrojnë zgjedhjet shpjegon shumë qartë që kryebashkiaku po lëviz çdo gurë që të duket sikur punon dhe është gjithmonë në terren. Në dokument thuhet se ky projekt do të zhvillohet “me burim financimi të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2022, miratuar me VKB Nr.166, datë 24.12.2021 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2022”.

 

Kur ka mbetur edhe një muaj nga ky vit, Veliaj po kujdeset  të shfrytëzojë çdo fond të buxhetit 2022. Madje duke lënë të kuptohet se punimet për këtë rrugë do të zgjasin në projektin afatmesëm 2022-2024.

1.7 miliardë lekë për një rrugicë përbën fakt kuptimplotë për të filluar të paktën një kontroll nga institucionet përgjegjëse. Por, institucionet nuk lëvizin gishtin.

Ndërkaq, Veliaj po qëllon dy zogj me një gurë. Edhe po vjedh fonde përmes një tenderi qesharak, edhe mbledh ca vota në zonën e Farkës. Kujtojmë që Veliaj është përgjegjës për lejet e ndërtimit pa kriter në zonën e Farkës, dhënë oligarkëve për pallate e vila. Përmendim këtu pallatin 1200 m2 të Salillarit. Të cilin qeveria tha se do ta konfiskonte, por në fakt asgjë nuk ndodhur.

Pranë liqenit të Farkës në dy vitet e fundit janë shtuar ndërtimet si kërpudha pas shiut, njësoj si te Liqeni Arificial. Kujtojmë se në 30 shtator 2022, shefi i Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës, Bujar Mehmeti është pezulluar nga detyra për 30 ditë. Masa ndaj tij është marrë për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.

E njëjta masë pezullimi për 30 ditë nga detyra është marrë edhe për shefin e postës së policisë në Farkë, Flamur Sulën, si dhe për inspektorin e krimeve dhe specialistin e policisë, respektivisht Alban Ramën dhe Nazmi Karecin, të cilët mbulojnë këtë zonë.

Më herët, ishte Kryeministri Edi Rama që deklaroi që deklaroi se në zonën e Farkës ishte ndërtuar një pallat i tërë pa leje. Por, në të vërtet pas tyre fshihet vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

 

Lerxo edhe: UKT-ja bllokon pusetat, banorët në Farkë: Punonjësit hodhën zhavorr në vend të tubacioneve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimFarkerruga e AgallareveSalillaritenderVeliaj

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
“Skemë pastrimi parash”, Sandër Lleshaj akuza për Portin e Durrësit

“Skemë pastrimi parash”, Sandër Lleshaj akuza për Portin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të...

Lexo më shumë
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com