GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj u bën karshillëk protestave: Molotov hedhin edhe budallenjtë

17:24 - 27/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta për dorëheqjen e Veliajt, tensione mes protestuesve e policisë dhe molotov drejt bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj përbuzi protestat e përjavshme që zhvillohen para zyrës së tij, teksa u shpreh se molotov mund të hedhë edhe një “budalla”.

Këtë të shtunë, në rrjetet sociale të Veliajt dhe mediat pranë pushtetit u shpërndanë pamje dhe kronika të një vizite të kryebashkiakut të Tiranës në fshatin Gurrë të Vogël. Sebepi ishte për të propaganduar shtrimin e rrugës së re të fshatit – që në fakt është një punë rutinë dhe normale e një bashkie me një investim që vjen nga taksat e qytetarëve.

Megjithatë, Veliaj e paraqiti si një event të jashtëzakonshëm, siç bën rëndom në raste të ngjashme.

Gjatë kësaj shfaqjeje, ai sulmoi edhe protestat – katër të zhvilluara pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij për dosjen e njohur si “5D”, ndërsa të martën e javës së ardhshme është paralajmëruar e pesta.

Protestat kanë nisur pas prangosjes së drejtorëve nën varësi të Veliajt me të cilët ai ka bashkëpunuar përgjatë viteve të pushtetit. Në fjalimet gjatë tubimeve, kryebashkiaku është cilësuar “koka e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”. Opozita e drejtuar nga PD që udhëheq protestat, ka paralajmëruar se ato do të jenë të vazhdueshme deri në dorëheqjen e Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë.

Megjithatë, vetë kreu i bashkisë së Tiranës pretendon se nuk ka pasur dijeni për aferat e vartësve. Një pandehmë që nuk bind protestuesit, të cilët kërkojnë nga Prokuroria e Posaçme arrestimin e kreut të bashkisë.

Deri më tani, SPAK nuk ka ngritur asnjë akuzë penale ndaj Veliajt. Në dosjen hetimore ka indicie që ngrenë dyshime se Veliaj është koka e të aferës 5D si dhe njeriu kyç i asaj të inceneratorëve. Opozita nga ana tjetër është e bindur në këtë version dhe akuzon Prokurorinë e Posaçme se po amniston kryebashkiakun.

E teksa ndodhet në qendër të një cikloni dyshimesh dhe akuzash si një nga kryebashkiakët më të korruptuar të “Rilindjes”, Veliaj zgjedh ti bëjë karshillëk zërave kritikë.

Gjatë ‘cirkut propagandistik’ në Gurrë të Vogël, ai përdori fjalën “budalla” për të përshkruan veprimin e një protestuesi i cili revoltën e shpreh duke hedhur molotov drejt bashkisë që i vjedh taksat.

“Për vitin tjetër sfida duhet të jetë që njerëzit të hapin sytë dhe të shohin kush punon dhe kush hedh bomba. Duhet me u thënë kush i bën punët, shkollat dhe rrugët. Për të hedh molotov molotovët, edhe bullait më të madh jepja shishen dhe ai e hedh. Kurse për të bërë ndonjë punë, për të kapur lopatë, për të kapur kazmën, për të kapur rulin, eskavatorin, është një çikë më e vështirë. Në fund, mbetet rruga; ato muhabetet me molotov do harrohen. Rruga do mbetet, shkolla do mbetet, kopshti do mbetet”, tha Veliaj, duke u mburrur edhe për investimet në dobi të komunitetit, përfshirë shkollat e kopshtet.

Megjithatë edhe kjo deklaratë e tij vlen të merret me rezerva. Shembulli është zona e Astirit në kryeqytetet, që edhe pse me një popullsi të konsiderueshme, ende nuk ka një shkollë apo kopsht publik, pavarësisht premtimeve të përsëritura të Erion Veliajt.

Investimet në infrastukturën rrugore që gjithashtu propagandon Veliaj kanë qenë në qendër të raportimeve mediatike për procedurat e dyshimta korruptive dhe klienteliste nga Bashkia Tiranë dhe institucionet nën varësi.

Lexo edhe:

Erion Veliaj, një “prostitutë e ndershme”

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në Karaburun

Korçë - E zë poshtë motori në oborrin e shtëpisë, 2-vjeçari në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com