GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj vijon mashtrimet: Në SPAK vajta se kam bërë shumë punë

15:02 - 06/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse askujt nuk i dhimbset Erion Veliaj?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë pas thirrjes në SPAK, Veliaj vijon të këmbëngulë se paraqitja e tij në Prokurorinë e Posaçme u bë me iniciativë të tij.

“E kam kërkuar prej kohësh, e kam thënë publikisht, për një bashkëpunim zyrtar me SPAK-un, për të dhënë çdo dokument, çdo informacion, të një pale që nuk ka asnjë kompleks, që është krenare për Tiranën e pastër dhe që ka shprehur gatishmëri totale për të bashkëpunuar. Kjo është sjellja normale”, tha Veliaj në “Top News” këtë të hënë.

Qëndrim që kryebashkiaku e shfaqi edhe para paraqitjes në SPAK të martën e javës së kaluar, megjithatë që u përgënjeshtrua nga kreu i SPAK Altin Dumani, i cili rrëzoi “paraqitjen vullnetare”. Ky i fundit konfirmoi se Veliaj u thirr nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Ai justifikoi edhe deklaratën e pazakontë që bëri pas daljes nga SPAK, duke i quajtur prokurorët dhe hetuesit e BKH-së “kolegë”. “Unë ju quaj kolegë edhe juve të medias, pra të gjithë njerëzit që janë angazhuar në një vokacion publik, për të ndihmuar që ky shtet të funksionojë, që administratat të funksionojnë sa më mirë”, tha ai.

Duke theksuar qëndrimin e tij se “sot Tirana është e pastër”, Veliaj u mundua ta pasqyronte aferën e inceneratorit të Tiranës si një rast i rëndomtë dhe jo një aferë shtetërore, siç kanë zbuluar hetimet.

Ai pretendoi se paraqitja në SPAK lidhet thjesht me akuza politike për shkak se sipas tij, “ka bërë shumë punë”.

“Një mënyrë që të mos thirresh në SPAK është të mos bësh asnjë punë. Disa njerëz do paguajnë dhe çmimin që janë në ballë të këtyre punëve dhe do kenë dhe gjithë shigjetat”, tha Veliaj.

Megjithatë, ndryshe mendojnë protestuesit që prej javësh kërkojnë arrestimin dhe dorëheqjen e Veliajt, të cilin e cilësojnë “pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës”. Ekzaktësisht me të njëjtat fjalë e përshkroi Veliajn edhe ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Mirlinda vë “qershinë” mbi SMART: 388 MLN lekë AlbaScan-it, pasi i dha 11 miliardë lekë për laboratorët

Mirlinda vë “qershinë” mbi SMART: 388 MLN lekë AlbaScan-it, pasi i dha 11 miliardë lekë për laboratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com