GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj zhytet në luks, harxhon 40 milionë lekë për karrige rrotulluese dhe suvenire

09:55 - 07/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj zhytet në luks, harxhon 40 milionë lekë për karrige rrotulluese dhe suvenire
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa qytetarët e Tiranës po paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për shërbime që i marrin pa cilësi, kryebashkiaku bën shpenzime luksi. Ditën e djeshme Erion Veliaj ka hapur garën për tenderin me numër reference REF-44438-10-04-2022 dhe objekt “Blerje pajisjesh për zyrat”.Kemi publikuar më parë tenderë të Veliajt miliona lekëshe për suvenire, llamba dhe mikrofona për bashkinë, këtë herë një shumë e madhe parash do të shkojë për karrige dhe komodina.

Në dokumente thuhet se, për këtë prokurim do të shpenzohen 37. 497. 780,00 lekë të reja ose 40 milionë lekë të vjetra. Gara do të mbyllet me 20 tetor dhe fituesi do të përfitojë kontratën për 3 vitet e ardhshme. 40 milionë lekë për mobilie në kohë krizë është një hap i pamatur dhe abuziv, por Veliaj me sa duket i pashpresë për tw fituar në zgjedhjet e ardhshme, harxhon edhe paratë e fundit nw arkën e bashkisë.

 

Karrige me stil modern

Sakaq, ajo që bie në sy në dokumentet e tenderi janë pajisjet që do të blejë kryebashkiaku me këto para. Janë renditur pajisje nga më të ndryshmet duke filluar nga karrige, tavolina, mbajtëse çadrash, varëse rrobash e deri te sirtarët. Të gjitha këto mobilie nuk mungojnë në zyrat e  Bashkisë, por Veliaj duket se është mërzitur me arredimin që ka dhe kërkon një stil modern. Veliaj kërkon dy lloj karrigesh. Ka kërkuar numë më të lartë të karrigeve që rrotullohen, duke theksuar se duhet të jenë të përshtatshme për shpinën.

“Me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë. Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje. Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa”, kërkon Veliaj përmes këtyre kritereve shumw tw detajuara. Me sa duket këto karrige i do për zyrën e tij dhe për njerëzve që i konsideron krah të djathtë. Ndërsa për punonjësit e tjerë ka porositur karrige të tjera.

Por edhe për këtë porosi ka theksuar që të jenë më stil modern. “Karriget të jenë dizenjuara me një stil modern. Me skelet metalik prej tubash çeliku me profil oval 30 x15 mm me spesor jo më të vogël se 1.3 cm me lyerje elektrostatike në temperaturë 240˚C”, thuhet në dokument. Ndërsa më tutje Veliaj vazhdon me kërkesa si varëse rrobash dhe mbajtëse çadrash, duke vënë edhe aty kritere të veçanta. Kjo pasi “Lali Eri” e do zyrën me stil modern.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Erion Veliajkarrigekryesore2r koltukeshpenzinetendetender me red flagvrase cadrash

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Akuzat për korrupsion, ish-ministri Lefter Koka del sot para gjykatës

Inceneratorët, Gjykata e Lartë lë në burg Kokën dhe tre zyrtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com