GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Vëllai i Butës nga spitali dërgohet në paraburgim, ja si reagoi për vrasjen

14:45 - 08/06/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Vëllai i Butës nga spitali dërgohet në paraburgim, ja si reagoi për vrasjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qëndrim Januzi, i cili dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit ndodhur me 28 maj 2022 në Ferizaj, është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali, ka konfirmuar avokati i tij, Fitim Shabani. Qëndrim Januzi për disa ditë kishte qëndruar në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi në ditën kritike ishte qëlluar me armë zjarri nga një polic me rroba civile. Sipas mbrojtjes së tij, Januzi ka shprehë keqardhje për rastin.

Në një bisedë telefonike avokati Fitim Shabani, tha se Qëndrim Januzi është në gjendje shëndetësore stabile, por nuk mundet me u deklarua akoma.

“Është në qendër të paraburgimit në Hajvali. Nuk e di saktë ditën kur e kanë përcjellë. Unë nuk kam qenë në procedurën e fazës para paraburgimit. Qëndrimi ka shprehë keqardhje në fazat e tjera, por në fazën e paraburgimit nuk kam qenë. Ka qenë avokati sipas detyrës zyrtare…Gjendja e tij nuk është ende me u deklaru. Është në gjendje stabile por jo me u deklaru ende”.

Meqenëse në media është raportuar si motiv i mundshëm i vrasjes së 30-vjeçarit djegia e veturës së reperit Buta, vëllait të Qëndrim Januzit, avokati u pyet nëse prokuroria e ka intervistuar reperin Buta.

Në këtë pyetje avokati Fitim Shabani tha: “Me sa e di unë jo”.

Më pas, avokati Shabani mohoi raportimet e mediave se pas kësaj ngjarje reperi Buta është larguar nga vendi.

“Për asnjë moment nuk ka qenë jashtë vendit”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar se polici që ka plagosur Qëndrim Januzin është duke u hetuar për veprat penale; “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Pak ditë pas ngjarjes tragjike në Ferizaj, IPK njoftoi se lidhur me përdorimin e armës nga ana e zyrtarit policor janë ndërmarrë disa veprime hetimore. Ndër to ishte suspendimi i zyrtarit policor për 72 orë, por kjo masë u ndërpre pothuajse menjëherë.

Lidhur me ndërprerjen e kësaj mase, Inspektorati Policor i Kosovës tha se pasi u vlerësua suspendimi i tij për 72 orë dhe pas verifikimit të pamjeve filmike IPK ka vendosur që mos të rekomandoj vazhdimin e suspendimit.

“Për rastin në fjalë, fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi IPK-së që zyrtarit policor ti rekomandohet suspendimi për 72 orë deri në sqarim të rrethanave të rastit. Por pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandoj vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt sipas autorizimeve të Prokurorisë”.

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, si i dyshuar kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni. Sipas ish-mbrojtjes së Januzit, avokatit Kastriot Zenuni seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Avokati Zenuni kishte thënë se i dyshuari ka qenë në gjendje të përgjigjej vetëm me “po” ose “jo”.

“Sipas mjekut ka qenë në gjendje me u përgjigj vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pyetje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”.

Ai theksonte se Qëndrim Januzi kishte pësuar lëndime kryesisht në nofull.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e paraburgimit ndaj Januzit,  gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin”. Gjithashtu gjyqtari ka vlerësuar se në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Qëndrim Januzi dyshohet se shtiu me armë zjarri shtatë herë në drejtim të Gazmend Hysenit.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të ndjerin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Gazeta Express/

Etiketa: Buta

Lajme të lidhura

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme
Aktualitet

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme

17:59 - 14/01/26
U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij
Aktualitet

U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij

17:45 - 13/01/26
PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA
Aktualitet

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA

17:30 - 13/01/26
Para
I shpëtoi atentatit dy vite më parë, plagoset Marklen Haka në Fushë-Krujë

I shpëtoi atentatit dy vite më parë, plagoset Marklen Haka në Fushë-Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 16/01/26
Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

08:15 - 16/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Janar 2026

07:53 - 16/01/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026

07:39 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com