GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vëllai i Damian Gjiknurit merr 118 MLN lekë nga Pogradeci për sistemin e faturimit të ujësjellësit

13:40 - 19/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Vëllai i Damian Gjiknurit merr 118 MLN lekë nga Pogradeci për sistemin e faturimit të ujësjellësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur vjen çështja tek faturat, bashkia kujdeset që ujësjellësi të ketë sistemin më të mirë, por nuk shqetësohet për të rregulluar furnizimin me ujë të qytetarëve. Fiks dy ditë para zgjedhjeve kryetari i bashkisë, Ilir Xhakolli, ka bërë një lëvizje të tillë që do t’i kushtojë 118 milionë lekë shtesë taksapaguesve në Pogradec. Se nuk mjaftojnë faturat e majme të ujit dhe dritave. Theksojmë se ndërmarrja e ujësjellësit është në varësi të bashkisë dhe nën kujdesin direkt të Xhakollit.

Shoqëria Rajonale Pogradec ka lidhur një kontratë më datë 12 maj 2023 me objekt “Blerje sistem faturimi dhe arkëtimi” me fond limit 118 milionë lekë. Gara për këtë tender është hapur që me 30 mars 2023, por Xhakolli u kujtua në prag votimesh të shpallë fituesin, sepse i duheshin marrëveshje të tilla për fushatë.

Por, teksa është nxituar që të mbyllë pazarin para zgjedhjeve se më pas nuk i dihej, nëse do të rimerrte postin, Xhakolli ka bërë një sërë shkeljesh në prokurim. Së pari, ia ka dhënë tenderin firmës së vetme që paraqiti ofertë. Kompania KREATX me ofertës 112 milionë lekë u shpall fituese pa garë fare, më saktë tenderi ka qenë i paracaktuar për të.

Skandali tjetër është se kjo firmë fiktivisht rezulton në pronësi të Enor Nakuçit dhe Lejdi Koçit. Por, pas saj në të vërtetë fshihet vëllai i Damian Gjiknurit.

Panajot Gjiknuri është përfolur se është menaxher de facto i një konsorciumi kompanish ku bën pjesë edhe Kreatx, e cila fiton shumë tenderë nga AKSHI. Edhe kur AKSHI nuk arrin ta nxjerrë fituese këtë kompani, Gjiknuri ka përkrahjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri. Ndërsa në raste të tjera si kjo në Pogradec, Panajotit i bëhet gati fitorja qysh në hartimin e tenderit.

Kështu, për hir të miqësisë dhe vjedhjeve nga qeveritarët, qytetarët do të paguajnë këto para shtesë përveç faturave. Ndërsa kujtojmë se jo më larg se në janar të këtij viti, qytetarët në Pogradec dhe fshatrat përreth mbetën gati një javë pa ujë të pijshëm. Sepse një firmë private kishte dëmtuar tubacionet.

Dhe bashkia u kujtua vetëm pas denoncimit në media të riparonte tubat. Ndërsa për të mbledhur lekët nuk harron asnjë ditë. Madje zhvillon këto afera për të vjedhur edhe më shumë.

Lexo edhe: Kandidati i Bashkë Fitojmë në Pogradec: Administrata bën presion

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimaferaGjiknuripanajot gjiknuriPogradectendervellai

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
E kërcënoi me thikë dhe mori peng 53-vjeçarin në Tiranë, arrestohet i riu

E kërcënoi me thikë dhe mori peng 53-vjeçarin në Tiranë, arrestohet i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com