GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vendet afrikane të gatshme për pjesëmarrje në bisedimet e paqes në Ukrainë

20:40 - 16/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendet afrikane të gatshme për pjesëmarrje në bisedimet e paqes në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendet afrikane janë të gatshme të marrin pjesë në të ardhmen në bisedimet e paqes në Ukrainë, tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, më 16 qershor, raportoi Reuters.

Këtë deklaratë Ramaphosa e bëri në Kiev pas një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Zambisë, Hakainde Hichilema tha se kontinenti afrikan “dëshiron të kontribuojë për paqen në Ukrainë”.

Përfaqësuesit e Afrikës së Jugut, Senegalit, Zambisë, Ishujve Komoros dhe Egjiptit po vizitojnë Ukrainën për të provuar të ndërmjetësojnë paqen midis Kievit dhe Moskës, pavarësisht se tre presidentë hoqën dorë nga vizita.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të de-përshkallëzojnë konfliktin.

“Kjo luftë duhet të zgjidhet dhe paqja duhet të vijë përmes negociatave”, u tha ai gazetarëve pas bisedës së tij me Zelenskyn.

Ramaphosa bëri thirrje gjithashtu për qarkullimin e lirë të drithërave.

Moska po kërcënon të largohet nga marrëveshja e njohur si Nisma e Detit të Zi për drithërat, nëse nuk hiqen pengesat për dërgesat e saj të drithërave dhe plehrave.

Ukraina ishte një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, para pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Një pjesë e madhe e eksporteve shkonte në vendet e Afrikës.

Anijet luftarake ruse kanë bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi, duke bërë që çmimet e ushqimeve të rriten shpejt në tregjet globale dhe duke goditur, në këtë mënyrë, më të varfrit në botë.

Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Turqia ndërmjetësuan në marrëveshjen e Detit të Zi për 120 ditët e para të luftës, në maj të vitit 2022, për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit. Që atëherë, marrëveshja është kërcënuar disa herë./REL

Etiketa: AfrikaukrainaZelensky

Lajme të lidhura

‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja
Aktualitet

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy

12:21 - 24/02/26
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën
Aktualitet

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12:15 - 24/02/26
30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë
Aktualitet

30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

11:59 - 24/02/26
Para
Sazan Guri thirrje Ramës: Bashkohu me Kurtin, Kosova në gjendje lufte

Sazan Guri thirrje Ramës: Bashkohu me Kurtin, Kosova në gjendje lufte

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja
Aktualitet

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy

12:21 - 24/02/26

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme për t’u bërë pjesë e...

Lexo më shumë
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12:15 - 24/02/26
30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

11:59 - 24/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Media austriake: Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

11:34 - 24/02/26
Balliu: Përgjigje për hajdutin e Kristaqit

Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

11:30 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com