GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vendi në panik nga ushqimet e pasigurta/ AKU merret me tenderë abuzivë dhe “bllokon” laboratorët

14:21 - 23/03/22
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendi në panik nga ushqimet e pasigurta/ AKU merret me tenderë abuzivë dhe “bllokon” laboratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet në vendin tonë tregojnë gjithmonë se nuk funksionojnë si duhet dhe asnjëherë nuk japin zgjidhje për rastet emergjente që vënë në rrezik qytetarët. Këtë herë papërgjegjësi totale po tregon Agjencia Kombëtare e Ushqimit, pasi në vend të merret me problemin që ka ngritur panik në ditët e fundit, merret me tenderë abuzivë.

Prej fillimit të kësaj javë është zbuluar se në vendin tonë qarkullon gripi i shpendëve, prej të cilit 500 pula ngordhën në Durrës dhe shumë të tjera në Lushnje. Në këtë çështje duhet të luaj rolin e saj edhe AKU, pasi ka gjasa që mish dhe vezë të infektuar të jenë shpërndarë në treg dhe duhen shtuar kontrollet. Por AKU nuk ka raportuar të ketë bërë ndonjë kontroll në këto ditë, apo të ketë marrë ndonjë masë, pasi shkeljet që po bën me tenderët po i dalin “sheshit”. Në Komisionin për Prokurimet Publike në dy ditë janë dorëzuar dy ankesa për AKU dhe bëhet fjalë për të njëjtin tender.

Ankimuesi i parë është kompania “KRIJON shpk”, i cili ka qenë një nga pjesëmarrësit në garën tenderin e AKU me objekt “Blerje Materiale dhe Pajisje Laboratorike te Shërbimit Publik”, që kap vlerat e 16.676.967 lekëve. Në ankesë thuhet se AKU ka ndryshuar gjatë rrugës dokumentacionet e tenderit, për të skualifikuar nga gara kompanitë, pasi fitues ishte i paracaktuar.

“Në procesverbalin nr.1 është vendosur gabim  objekti i procedurës se prokurimit, pasi kemi të bëjmë me procedurë për mallra dhe jo shërbime. Konkretisht, në procesverbal është  ‘Blerje Materiale dhe shërbime publike të shërbimit laboratorik’ dhe ‘Blerje shërbime laboratorike të shërbimit publik’, duke ndryshuar emërtimin e kontratës. Kjo parregullsi krijon abuzime dhe cenon konkurrencën”, shprehet ankimuesi. Më tutje ai pretendon se përmes këtij ndryshimi AKU kërkon të ndikojë në vlerën e fondit limit, pasi shërbimi frynë vlerën e tij.

Falsifikim të dhënash

Ankimuesi tregon se në këtë tender janë ndryshuar të dhënat bazë, që gjithashtu ndikojnë në fondin limit të vënë në dispozicion për këtë tender. Konkretisht AKU duke qenë se ka nxituar për ta mbyll këtë tender sa më parë , ka  deklaruar gabim numrin e referencës, fakti i cili gjithashtu mund të sjellë penalizime në zbatimin e kontratës dhe kurrsesi nuk duhej të lidhej kontratat.

“Në dokumentin standard të tenderit është konstatuar pasaktësi, konkretisht është pasqyruar ky numër REF-21880-03-2022, pra është i paplotë, kur në fakt numri o saktë është REF-21800-03-11-2022”, thuhet në ankesë.

Ndërkohë, ankimuesi shprehet se AKU nuk ka kërkuar Certifikatën e Konfirmitetit (CE) për të gjithë garuesit. Gjithsesi edhe fakti që kërkohet kjo certifikatë tregon burokraci, pasi CE aplikohet për artikujt e mikrobiologjisë në terren dhe jo për tenderë.

Kritere burokratike

Vetëm disa orë më pas në Komisionin e Prokurimit Publik ka mbërritur një tjetër ankesë ndaj AKU sërish për tenderin e laboratorëve. Kompania “Gamma” tregon se në dokumentet e tenderit janë vendosur kritere burokratikë dhe në kundërshtim me ligjin e prokurimeve. “Njësia e dokumenteve të tenderit ka vendosur kritere kualifikimi të kundraligjshme dhe specifikime teknike, të cilat kufizojnë konkurrencën e lirë dhe paracaktojnë fituesin” shprehen ankimuesi.

Në fakt, edhe në njoftimet e  zakonshme të Agjencisë së prokurimeve, por edhe në ligjin për tenderët shprehet qartë që në dokumente nuk duhen vendosur kërkesa abuzuese, apo që cenojnë konkurrencën, nuk duhen zhvilluar gara në kohë të shpejtë, pasi në këto raste fituesi është i paracaktuar dhe gara është fiktive.

AKU mbetet pa laboratorë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duket se ka pasur mungesë të laboratorëve për të kryer analizat e ushqimeve, për aq kohë sa hapi tender për këto materiale. Kjo tregon që deri më tani kanë munguar analizat intensive në treg dhe vetë skandali me gripin e shpendëve e vuri në lëvizje. Por tani është shumë vonë pasi kontratat për blerjen e pajisjeve për laboratorë nuk mund të fillojë të vihet në zbatim, pasi me këto ankesa KPP kryen shqyrtim dhe tenderi pezullohet.

Pra AKU nuk do të ketë kapacitetin e plotë për të kryer analiza dhe kontrolle sidomos në këtë situatë që ndodhemi, pasi vendi është në panik me përhapjen e gripit të shpendëve. Pra, jo vetëm që AKU po vepron me vonesë, po edhe lëvizjet i bën në shkelje të ligjit, duke shtuar pasojat dhe rreziqet në vend. Pra edhe për këtë rast qytetarët mbeten në mëshirë të fatit/ E.H/ Gijotina.com/

 

 

 

Etiketa: abuzimeAkukontrollekryesore2laboratoretender

Lajme të lidhura

Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë
Aktualitet

Qinglong, Albtalent dhe GES/ Kush është rrjeti kriminal i “Bankers” që vodhi miliardat e naftës shqiptare

15:45 - 24/01/26
Burgu i Fushë-Krujës boshatiset: 150 të burgosur transferohen Ja shkaku
Aktualitet

Burgu i Fushë-Krujës boshatiset: 150 të burgosur transferohen Ja shkaku

12:59 - 24/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara
Aktualitet

Vranësira dhe luhatje reshjesh, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:37 - 24/01/26
Para
Flor Mumajesi

U puth në buzë me Flori Mumajesin, reagon moderatorja e njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

The Mirror jehonë protestës: Akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku thellojnë krizën
Breaking Views

The Mirror jehonë protestës: Akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku thellojnë krizën

10:07 - 25/01/26

Media britanike “The Mirror” i ka kushtuar vëmendje protestës kombëtare të opozitës, duke raportuar se mijëra qytetarë u mblodhën në...

Lexo më shumë
“Më goditën në furgon dhe në komisariat”/ 34-vjeçari nga Berati denoncon dhunë policore pas protestës

“Më goditën në furgon dhe në komisariat”/ 34-vjeçari nga Berati denoncon dhunë policore pas protestës

09:53 - 25/01/26
Pas protestës së PD-së, Policia jep bilancin: 11 efektivë të plagosur, 17 të arrestuar

Pas protestës së PD-së, Policia jep bilancin: 11 efektivë të plagosur, 17 të arrestuar

09:32 - 25/01/26
Shoqërimi i 14-vjeçarit, reagon Policia: U la i lirë pas ardhjes së prindit

Shoqërimi i 14-vjeçarit, reagon Policia: U la i lirë pas ardhjes së prindit

09:14 - 25/01/26
“Lukuni e verbër”, Rama ofendon protestuesit: Mercenarë të rekrutuar me lekë…ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë

“Lukuni e verbër”, Rama ofendon protestuesit: Mercenarë të rekrutuar me lekë…ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë

08:49 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com