GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Vendi në rrezik”, Berisha akuza Ramës: Pasuritë natyrore qeveria i përdor për t’ua dhënë oligarkëve

17:58 - 23/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vendi në rrezik”, Berisha akuza Ramës: Pasuritë natyrore qeveria i përdor për t’ua dhënë oligarkëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi jonë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Dibër, ish-kryeministri thotë se qeveria vetëm vjedh e në këtë mënyre varfërohet populli.

“Çfarë po ndikon? A jemi ne në rrezik? Janë disa të dhëna… nëse 8 vite më parë arritëm të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet, 30 vite më parë unë isha presidenti i një vendi me një rrogë 16 dollarë, të tjetër i kishin rrogat 6-8 dollarë, dhe arritëm të tejkalojmë dhe dy vende anëtare të BE, sot jemi në fund përsëri”, shprehet Berisha.

Berisha thotë se vendi ka pasuri të mëdha natyrore, por këto qeveria i përdor për t’ua dhënë oligarkëve.

“Rrogat 30% më të ulta se në Kosovë sot! Nëse ka një gjë që dërrmon njerëzit është varfëria, që i topit ata, i largon nga vendi. Pse jemi në rrezik? Nuk jetojmë në një vend pa rezerva, por me rezerva të mëdha, por pasuritë e këtij vendi janë shndërruar në mallkim… në ven të pasurohen qytetarët, pasurohet qeveritarët. Rrallë gjen një vend tjetër me pasuritë që kemi ne, por ne biem me shpejtësi në rroga e pensione se kjo qeveri ato pasuri i shfrytëzon me oligarkët e saj. Në 2007 ne vendosëm rentën e mineraleve, një taksë që u lihet komuniteteve, dhe është detyrim ndërkombëtar. Rama një vit më parë hoqi rentën, me valixhe ryshfeti. E blenë ata që shfrytëzojnë mineralet dhe ato minierat nuk japin asgjë [për atë komunitet. Si ndodh që ne në një vend të pasur të varfërohemi? Sepse një km rrugë në Europë ndërtohet me dy në fushë, me dy maksimumi tre mln euro, në Shqipëri me 24-30 mln euro… kjo nuk është fantazi! Merrni çmimin e rrugës nga Iba në Farkë, 30 mln euro km. Pse? Sepse vetëm vjedhin. Çfarë ka ndodhur me ne? Shteti është shndërruar në një makineri të vjedhjes së qytetarëve”, vazhdon me tej ish-kryeministri.

Berisha ngre pyetjen se si ka mundësi që një kryeministër të firmosë 420 mln euro për djegësa dhe mos ketë asnjë sot në punë?

“A ndodh që një kryeministër të firmosë 420 mln euro për djegësa dhe mos ketë asnjë sot në punë?

Si mund të firmosësh ti? Ti di çfarë bën, por ti vjedh! Ndaj ikin shqiptarët nga vendi. Nuk vidhet vetëm me tendera, pale tenderat sekretë që janë rritur me 18 herë.

Këta e kanë bërë ligj tenderin sekret. Vjedhin në mënyrë të tmerrshme me pasuritë publike. 1 mln metër katrorë në portin e Durrësit dhe thotë do ndërtoj, ka gjet një arab që e servis. Vendi është në rrezik ne nuk e shpikim këtë!”, tha Berisha.

Etiketa: akuzal ramaSali Berisha

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Greqia përfshihet nga mot i keq, meteorologët: Më e keqja nuk…

Greqia përfshihet nga mot i keq, meteorologët: Më e keqja nuk...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com