GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vendimet absurde të KESH i sjellin humbje Shqipërisë

16:57 - 08/05/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimet absurde të KESH i sjellin humbje Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria vijon të pësojë humbje nga shitja e energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare. Gjatë pesë ditëve të fundit, KESH ka kryer dy procedura shitje të energjisë elektrike, duke arkëtuar rreth 8 milionë euro.

Por, KESH ka shitur energjinë dy herë më lirë se sa çmimi aktual në bursa, duke sjellë humbje në miliona euro për korporatën.

Nga ana tjetër, energjia po shitet në bursat e huaja, ndonëse pak javë më parë Belinda Balluku prezantoi me bujë bursën shqiptare të energjisë, e cila mesa duket ka dështuar.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka kryer dy tendera për shitjen e energjisë elektrike këtë fillim muaji.

Në datën 2 maj, KESH shiti rreth 35 mijë Megavat orë energji elektrike, me çmim mestar rreth 62 dollarë për megavat orë, vlera e të cilin shkon rreth 2.2 milionë euro.

Por, ditën që KESH ka shitur këtë sasi energjie duke arkëtuar rreth 2.2 milionë euro, çmimi në bursën hungareze, të cilës i referohet zakonisht vendi ynë për shit-blerje energjie, ka qenë me rreth 106 euro për megavat orë.

Me një logjikë të thjeshtë, vetëm nga ky tender, KESH ka humbur pothuajse rreth 2 milionë euro nga shitja e energjisë.

Por, e njëjta praktikë ka vijuar edhe këtë të hënë, ku KESH ka shitur një total prej rreth 103 mijë megavat orë energji elektrike, me çmim mesatar rreth 57 euro për megavat orë, ku ka arkëtuar në total rreth 6 milionë euro energji elektrike.

Por edhe këtë herë, KESH ka shitur pothuajse me dyfish më lirë energjinë elektrike, se sa çmimi ditor në bursën hungareze të energjisë, që këtë të hënë varionte në rreth 100 euro për megavat orë.

Pra, edhe në këtë tender, Shqipëria ka humbur pothuajse 6 milionë euro të tjera për shkak të shitjes me çmim të lirë të energjisë nga KESH.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, bie në sy fakti se KESH nuk po e shet energjinë në bursën shqiptare, e cila u propagandua pak javë më parë nga Ministrja Belinda Balluku.

Duket se kjo bursë ka dështuar, ndërsa KESH shet energjinë në tregjet ndërkombëtare me çmim më të ulët, ku vetëm nga dy tenderat e fundit, nëse i referohemi çmimeve në bursë, vendi ynë ka humbur së paku 8 milionë euro./Syri

Etiketa: energjiaKESHShqiperiaVendimet e KESH

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir
KRYESORE

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Para
VIDEO HORROR+18/ Shqiptari në Itali filmoi live vrasjet makabre

"Duhet të mbijetosh dhe të vuash" - Zbardhet dëshmia e Taulant Malajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com