GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimet e GJKKO/ Ja pse u vendos në arrest shtëpie dhe kur do lejohet të shkojë në Kuvend

21:47 - 16/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendimet e GJKKO/ Ja pse u vendos në arrest shtëpie dhe kur do lejohet të shkojë në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që la në fuqi vendimin e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në vendimin e publikuar nga News24, thuhet se masa e sigurisë ndaj Berishës ndryshon për shkak se “në mënyrë të përsëritur, janë shkelur detyrimet lidhur me zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara nga gjykata”.

“Duke qenë se nga ana e të hetuarit Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur, janë shkelur detyrimet lidhur me zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara nga gjykata, në raport me parashikimet e nenit 228 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, jemi para kushteve kur duhet të zëvendësohen masat e sigurimit të dhëna, me një masë tjetër më të rëndë”, thuhet në vendim.

Në vendim e gjyqtares Iliriana Olldashi, thuhet se nevojat e sigurimit në ngarkim të të hetuarit Sali Berisha, lidhur me rrezikun e dëmtimit të provave për sqarimin e fakteve penale, “janë të tilla që të justifikojnë masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, pasi çështja ndodhet ende në fazën e hetimeve dhe nga ana e prokurorisë duhet të kryhen ende veprime hetimore dhe proceduriale në funksion të këtij hetimi”.

“Për faktin e ndodhur po zhvillohen hetime në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të faktit dhe për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë shtetasi nën hetim Sali Berisha në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrëdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, vijon të ekzistojë mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjësimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi”, thuhet më tej në vendim.

Ndërsa citon vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Apeli megjithëse pranon se masa e sigurimit nuk është një mjet për të ndihmuar organet e drejtësisë në zhvillimin e hetimeve, masa e sigurisë së “arrestit në shtëpi” është e përshtatshme pasi siguron procedimin konkret dhe garanton praninë e të hetuarit, duke shmangur dëmtimin e hetimeve dhe “ikjen” e tij, dy rreziqe të evidentuara në gjenezë se i vijnë procedimit prej lënies në liri të tij.

Vlen të theksohet se Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, e cila jep të njëjtat pretendimet si në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë në një tjetër vendim të publikuar nga Top Channel, në të cilin i jepet të drejtë SPAK që nuk e lejon ish kryeministrin Sali Berisha të marrë pjesë të enjteve në parlament, gjykata thekson se Sali Berishës nuk i është cenuar funksioni i deputetit si përfaqësues i zgjedhur shqiptarëve.

“Por, argumenton gjykata, nuk mund të pritet që kjo e drejtë të ushtrohet në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë si kolegët e tjerë deputetë, në kushtet kur kërkuesi Sali Berisha, ka marrë edhe cilësinë e të hetuarit në procedimin penal në fjalë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Për më tepër që sipas gjykatës në ligjin procedural penal, nuk parashikohet mundësia e dhënies së një leje të këtij lloji. Gjykata e posaçme i tha ‘jo’ Sali Berishës për të shkuar në parlament, por nuk ja ka mbyllur derën plotësisht. Duke i sjellë si shembuj lejen për ish deputetët Mark Frroku dhe Armando Prenga, gjykata kujton se ata u lejuan të shkojnë në parlament por me raste të veçanta, për të votuar një ligj.

Gjyqtarja Irena Gjoka thotë se Armando Prenga që në 2016 ishte nën arrest shtëpiak, mori leje te veçantë ditën kur u votua reforma në drejtësi. Ndërsa Mark Frrokut nën arrest me burg, ju dha e njëjta leje ditën që u votua Kodi Zgjedhor .

Këto dy leje gjykata antikorrupsion i konsideron të një rëndësie të veçantë për shkak të ligjeve të votuara dhe në këto kushte vijon më tej gjyqtarja antikorrupsion Irena Gjoka, nuk mund të barazohet kërkesa e deputetit Sali Berisha me rastet e mësipërme.

Kërkesa e Berishës konsiderohet e një natyrë tjetër nga SPAK dhe gjykata; përderisa deputeti Berisha kërkon të marrë pjesë në mënyrë të rregullt dhe të pandërprerë “në të gjitha seancat parlamentare, në kushtet që ndodhet me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”.

Por përshkak se mbrojtja e ish kryeministrit pretendon se Berishës po i mohohet liria e shprehjes, gjykata thotë të kundërtën duke lënë të kuptohet se ai po komunikon lirshëm përmes rrjeteve sociale dhe nga ballkoni i shtëpisë. Për të ilustruar se çdo të thotë kufizim i lirisë së shprehjes gjykata antikorrupsion sjell shembullin e Navalni, kundërshtarit politik i Putinit, i cili fitoi në Strasburg, pasi gjykata i dha të drejtë për dhunimin e lirisë së shprehjes.

Por, gjyqtarja Gjoka shprehet më tej për pretendimet e Berishës se arsyet e caktimit të masës së sigurimit personal shtrëngues, nuk janë ligjore por insinuata politike në dëm të liderit të opozitës në vend për shkak të aktivitetit të tij politik dhe aksionit përshkallëzues politik të opozitës. Gjykata i çmon si vlerësime subjektive dhe aspak të bazuara.

Duke përmendur raste të Strasburgut për politikën, gjykata sjell rastin e kryetarit të partisë së Punës në Lituani Uspaskich, i cili fitoi zgjedhjet teksa ishte në burg ju drejtua Strasburgut që citon nga gjykata antikorrupsion se “kur partia politike e kërkuesit e emëroi atë si kandidat në zgjedhjet parlamentare, kandidati duhet të ketë qenë qartësisht i vetëdijshëm se ai ishte i dyshuar në një hetim penal.

Prandaj, ai nuk mund të priste në mënyrë të arsyeshme për të marrë pjesë në ato zgjedhje pa asnjë kufizim, në kushte të barabarta me çdo kandidat tjetër, i cili nuk ka qenë objekt i procedimit penal.”

Etiketa: berishaGJKKOKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”
Aktualitet

Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”

17:45 - 29/12/25
SHKBB zbërtheu skemën e abuzimit në burgun e Fushë-Krujë. Ish- Drejtori Qazim Hoxha falsifikonte dokumente për të vjedhur naftë
Aktualitet

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati

17:30 - 29/12/25
“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit
Aktualitet

Meta padit në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Më janë shkelur të drejtat e njeriut

17:15 - 29/12/25
Para
INTERPOL lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për autorët e sulmit në Banjskë

INTERPOL lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për autorët e sulmit në Banjskë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”
Aktualitet

Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”

17:45 - 29/12/25

Kryetari i PD-së, Sali Berisha uron kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti për suksesin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 28...

Lexo më shumë
SHKBB zbërtheu skemën e abuzimit në burgun e Fushë-Krujë. Ish- Drejtori Qazim Hoxha falsifikonte dokumente për të vjedhur naftë

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati

17:30 - 29/12/25
“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit

Meta padit në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Më janë shkelur të drejtat e njeriut

17:15 - 29/12/25
Vrasja e Santiago Malkos: Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës

Vrasja e Santiago Malkos: Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës

16:59 - 29/12/25
Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital

16:45 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com