Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të basteve sportive online në Shqipëri.
Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar më 11 mars 2026 dhe synon të rrisë nivelin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e basteve sportive online që ofrohen nga subjektet e licencuara.
Vendimi përcakton kriteret teknike dhe kërkesat bazë që duhet të plotësojnë sistemet, faqet e internetit dhe aplikacionet për bastet sportive online.
Ndër të tjera, ai parashikon standardet minimale që duhet të përmbushin sistemet përmes të cilave administrohen, menaxhohen dhe zhvillohen bastet sportive online, duke përfshirë si komponentët hardware ashtu edhe ata software.
Po ashtu, janë vendosur rregulla të qarta për procesin e identifikimit dhe regjistrimit të lojtarëve, me qëllim garantimin e aksesit të ligjshëm në këto platforma, mbrojtjen e të dhënave personale dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në këtë fushë.
Vendimi trajton edhe mënyrën e kryerjes së pagesave dhe të faturimit. Sipas rregullave të reja, çdo pagesë apo transaksion financiar që lidhet me bastet sportive online duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga institucionet shtetërore përgjegjëse.
Qeveria njoftoi zyrtarisht:
•Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:
a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardware dhe software;
b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit të ligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;
c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse;
gijotina.com/










Discussion about this post