GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi, e dashura e Nuredin Dumanit i shpëton burgut

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dua të takoj…”/ Nuredin Dumani kërkon takim special brenda burgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim Mirjete Hajdinajn, të dashurën e Nuredin Dumanit, e cila në muajin Mars 2022 u arrestua nga policia në Fier, së bashku me Dumanin dhe Henrik Hoxhën.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, shtetasja nga Gjilani i Kosovës, Hajdinaj, është dënuar përfundimisht me 10 muaj burgim.

Por ky dënim me burg është pezulluar duke bërë që gjykata të vendosë vuajtjen e dënimit në shërbim prove për një periudhë 20 mujore, duke detyruar të dënuarën të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Kukës dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër penale.

Hajdinaj është deklaruar fajtore për njërën nga dy akuzat e ngritura nga prokurori Genci Mane, atë të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municioneve”. Kurse për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” çështja është pushuar.

Vendimi për dënimin e Mirjete Hajdinaj është marrë pak ditë më parë nga gjyqtarja e Fierit Ersida Bejgora, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorit Genci Mane, duke deklaruar fajtore dhe dënuar fillimisht me 1 vit e 3 muaj burgim të shtetases kosovare Hajdinaj, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit rezultoi se Mirjete Hajdinaj, është personi që ka marrë nga Nuredin Dumani një automatik kallashnikov dhe e ka fshehur poshtë krevatit, në banesën ku qëndronin në Fier, Nuredin Dumani, Henrin Hoxhaj dhe Mirjete Hajdinaj.

Ky automatik që shihni në foto është arma që më pas është sekuestruar dhe nga policia, armë cila u bë shkak për dënimin e Mirjete Hajdinaj nga gjykata e Fierit.

Mirjete Hajdinaj, kohët e fundit u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit që pati me dy motrat Nikolli nga Lezha, të cilat hodhën një seri akuzash në aplikacionin Tik-Tok kundër Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij, Mirjete Hajdinaj.

Ndërkohë në gjykatën e Fierit janë në proces gjykimi katër mjekët që vizituan dhe mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin, kur ishte i plagosur.

Mjeku kirurg, Julian Malaj, infermieri Uljan Kapllanaj dhe dy teknikët e laboratorit, Bledar Bërdalli dhe Ermal Gjeçi, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi shkuan në banesën e të plagosurit dhe i dhanë ndihmën e parë.

Pasi ishin larguar nga banesa, asnjë prej tyre nuk e njoftoi Policinë, për personin që kishin kuruar.

Etiketa: Mirjete HajdinajNuredin Dumani

Lajme të lidhura

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës
Aktualitet

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

18:42 - 11/05/26
Para
Sekuestrohen 122 ha tokë ku do ndërtohej parku fotovoltaik në Libohovë, një i arrestuar

Sekuestrohen 122 ha tokë ku do ndërtohej parku fotovoltaik në Libohovë, një i arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026

07:38 - 12/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

07:35 - 12/05/26
Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com