GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i KQZ-së mbi zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit: Fushata nis më 1 nëntor

16:31 - 02/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar afatet procedurale për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të cilat do të mbahen më 9 nëntor 2025.

Sipas vendimit të miratuar, fushata zgjedhore do të nisë më 1 nëntor, ndërsa afati për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore përfundon më 11 tetor. Po ashtu, janë përcaktuar afatet për dorëzimin e kandidaturave, emërimin e komisioneve zgjedhore dhe akreditimin e vëzhguesve.

Institucionet publike qendrore e vendore, si dhe ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ çdo veprimtari publike që planifikojnë të zhvillojnë nga 11 tetori deri më 9 nëntor në këto bashki. AMA do të monitorojë transmetimet mediatike për veprimtaritë publike të këtyre institucioneve.

Në vendim nënvizohet ndalimi i publikimit të sondazheve zgjedhore gjatë tri ditëve të fundit para zgjedhjeve, përfshirë ditën e votimit, deri në mbylljen e qendrave të votimit.

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.

Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 11.10.2025. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga kthimi për plotësim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesat për regjistrim brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit

Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ ose sipas rastit në KZAZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ose sipas rastit  KZAZ-ja miraton kërkesën për regjistrimin si koalicion, brenda 24 (njëzet e katër) orëve”, thuhet në vendim.

Nga ana e Partisë Socialiste, kandidatja për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka nisur takimet me qytetarët.

Ndërsa opozita vijon negociatat për të përzgjedhur kandidatin, me emrat më të përmendur deri më tani Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja.

Etiketa: KQZ

Lajme të lidhura

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Para
KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë
Breaking Views

Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

18:47 - 19/02/26

Armando Broja kohët e fundit ka ngritur shqetësime jo vetëm te skuadra e Burnley por edhe te Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi...

Lexo më shumë
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com