GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi i Kushtetueses për lista të hapura, Hajdari: Vendim kurajoz, i drejtë dhe në dobi të qytetarëve

11:34 - 01/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Kushtetueses për lista të hapura, Hajdari: Vendim kurajoz, i drejtë dhe në dobi të qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka komentuar nga foltorja e parlamentit vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme që i dha të drejtë kauzës së partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Bindjes Demokratike. Hajdari tha se është një vendim në dobi të qytetarëve shqiptarë.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të drejtë në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ky vendim kurorëzoi një betejë shembullore që kemi bërë së bashku me disa kolegë këtu, për hapjen e listave të deputetëve për zgjedhjet parlamentare. Gjykata Kushtetuese dje na dha të drejtë ne, që thoshim se ndryshimet e Kodit Zgjedhor në minutën e fundit dhe duke futur atë pjesë të hiles që u pa fare qartë, herësin në kodin zgjedhor dhe njëherë i mbylli listat dhe ia dha ekskluzivisht në dorë kryetarit të partisë për të bërë listat e kandidatëve. Ndaj mendoj që ky vendim është tejet kurajoz, i drejtë dhe në dobi të fuqizimit të qytetarëve shqiptarë. Ne nuk duhet të jemi naivë.
Prapë do gjeni metoda, marifete për të sajuar një metodë tjetër për t’i mbajtur listat e mbyllura, por sërish mendoj që ne duhet të bëjmë një lloj reflketimi që i duhet këtij vendi”,
deklaroi Hajdari.

Ajo tha se Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci, ka nevojë që njerëzit të kenë disa pika referimi të shëndetshme dhe të moralshme. “Ata kanë nevojë t’i shikojnë këta shembuj. Por sot ata nuk i kanë. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë fuqi në vendimmarrje dhe vendi ka nevojë për këtë oksigjen që vetëm demokracia ia jep, asnjë njeri tjetër. Sot është e kundërta, modeli i suksesit, apo fatkeqësisht që ecën përpara është horri me makinën e shtrenjtë që s’ka punuar as një ditë dhe ende në rrugët e Tiranës dhe nuk ndëshkohet për aktivitetin kriminal që bën. Ky është modeli që shohim çdo ditë. Një model tjetër që ne e njohim në këtë sallë, është modeli i servilizmit, i vetmi model që ka ecur përpara. Modeli më i përbuzur. Ne duhet të shkojmë përtej këtyre modeleve kaq të mbrapshta që vijnë në këtë sallë për të përfituar nga taksat e shqiptarëve. Thirrja ime të mos e përfaqësojmë këtë model.
Ne e kemi kthyer këtë sistem vlerash që duhet ta kishim ndërtuar bashkë në këtë vend. Thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30-vjeçar dhe jepuni shqiptarëve pushtetin që iu takon. Duhet që patjetër të ndryshoni sistemin zgjedhor. Duhet të kemi një sistem proporcional kombëtar. Duhet të shtrëngojmë patjetër ligjet në këtë vend dhe të ndëshkojmë në mënyrë të pakursyer, organizatat e krimit të organizuar. Vendi ynë është i mrekullueshëm, i kemi të gjitha potencialet për ta zhvilluar këtë vend”,
u shpreh Hajdari.

Më tej ajo iu bëri thirrje deputetëve të legjislaturës së ardhshme të mos shohin partitë, por vendin.
“Ajo që bëj thirrje në legjislaturën tjetër, është që kur të ecni përpara mos shikoni partitë por vendin. Jepuani shqiptarëve demokracinë e munguar. Sa kam mundur në këto katër vite, kam bërë çfarë kam mundur për ta çuar këtë vizion përpara. Kam punuar për integrimin e vendit.
Luftova dhe për hapjen e listave dhe ne ia dolëm, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kjo punë mbaroi me sukses. Do vazhdoj të punoj dhe nesër kur të mos jem këtu. Shqipëria është e para dhe më pas partitë me radhë. Boll me sherre, me konflikte, me korrupsion, me përdorim të njerëzve. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë majtas e djathtas duke debatuar pikëpamjet e kundërta dhe duke nxjerrë më të mirën që vendi të ecë përpara”,
deklaroi Hajdari.

Etiketa: Gjykata KushtetueseRudina Hajdari

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Ndarja nga jeta e ish Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes Donald Rumsfeld, reagon Mediu: Shtetar i jashtëzakonshëm, mik i shqiptarëve

Ndarja nga jeta e ish Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes Donald Rumsfeld, reagon Mediu: Shtetar i jashtëzakonshëm, mik i shqiptarëve

TË FUNDIT

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi...

Lexo më shumë
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com