GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i qeverisë, targa të personalizuara sipas fantazisë

13:14 - 09/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i qeverisë, targa të personalizuara sipas fantazisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda këtij muaji nis shërbimi RISI i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës.

Censura

Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale (kombinimet me 4 karaktere e poshtë dhe me vetëm numra apo gërma, fjalë/emra të plota, me prokate të veçanta do të jenë vetëm me ankand publik e transparent, për maksimizim vlere).

Risia

Risia nuk mbaron me kaq, ky shërbim i ri shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit.

Informacione më të detajuara mbi të drejta e detyrime, rregulla e kushte të këtij shërbimi të ri, konfigurator e përllogaritës tarifash, do të dalin online.

Te ardhurat

Të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e atyre shërbimeve jetike për qytetarët/subjektet që DPSHTRR prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe tarifat, për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor, për projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit!

Auto Moto Park Albania

Ngjarja më e madhe për komunitetin motorsportiv e automotiv shqiptar, për tërë trojet shqipfolëse, por dhe më gjerë në rang rajonal! Jemi krenarë që po shkruajmë sëbashku një copë kaq të bukur historie e suksesi!

Auto Moto Park për Motorsportin

Industria e motorsportit ndikon në jetët e miliona njerëzve. Një studim i fundit i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, mbi ndikimin social dhe ekonomik të motorsportit, tregon se të ardhurat e gjeneruara nga kjo industri në rang global, përpara pandemisë, arrinin vlerën marramendëse vjetore të deri 250 miliardë $! Nëse motorsporti do të ishte një shtet, do të ishte shteti i tretë më i pasur në botë.

Gjithashtu, studimi i FIA evidenton se kjo industri gjeneron 1.5 milionë vende pune! Në këtë kontekst, Auto Moto Park ALBANIA nuk mund të konsiderohet vetëm si një pistë ku do të zhvillohen gara shpejtësie, por si një motor ekonomik për turizmin, punësimin dhe tregun e industrinë automotive.

Auto Moto Park për Sigurinë Rrugore

Edhe pse shifrat e aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen kanë pësuar rënie të vazhdueshme në vendin tonë, ato mbeten një plagë sociale që duhet kuruar. Përtej dramës personale dhe kostos materiale e mjekësore, aksidentet rrugore kanë edhe një faturë të rëndë social-ekonomike. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, impakti i aksidenteve rrugore në vendet me të ardhura mesatare është sa 1,5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në rastin e Shqipërisë kjo përkthehet në një kosto vjetore prej rreth 180 milionë $.

Permiresimi

Me qëllim përmirësimin e situatës së sigurisë në rrugë, Auto Moto Park Albania do të përfshijë edhe qendrën e parë të formimit, testim-simulimit dhe certifikimit për sigurinë rrugore, për grup mosha dhe kategori lejedrejtimi të ndryshme. Synohet të arrihen rezultate të prekshme dhe afatgjata, jo vetëm në statistikat mbi aksidentet rrugore, por edhe në rritjen e kulturës së përdorimit të rrugës apo uljen e sjelljeve agresive në rrugë. Statistikat ndër vite nga qendra të ngjashme janë tepër inkurajuese. Edukimi periodik në kurse të posaçme për sigurinë rrugore ul me:

32% mundësinë për t’u përfshirë në aksidente rrugore;

59% mundësinë për t’u përfshirë në aksidente rrugore me dëmtime;

96% mundësinë për t’u përfshirë në aksidente me pasoja fatale. /Euronews.al

Etiketa: personalizuaratarga

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Kosova përgatitet për të festuar 15-vjetorin e Pavarësisë

Kosova përgatitet për të festuar 15-vjetorin e Pavarësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com