GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VENDIMI/ Italia bëhet vendi i parë në BE që ndalon mishin e kultivuar

10:53 - 17/11/23
në Aktualitet, Bota, Botë, Breaking Views, Shëndet & Fitness, Shkencë
Kohë leximi: 1 min
A A
VENDIMI/ Italia bëhet vendi i parë në BE që ndalon mishin e kultivuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia ka ndaluar prodhimin dhe shitjen e mishit të kultivuar, duke përmendur shqetësimet shëndetësore dhe nevojën për të mbrojtur blegtorët, edhe nëse shitja e produktit nuk është miratuar ende në BE.

Italia u bë kështu vendi i parë në Bashkimin Europian që ndaloi “mishin e kultivuar”, i prodhuar në një laborator nga qelizat e indeve të kafshëve.

Ligji i miratuar nga Kuvendi me kërcënimin e gjobave të rënda ndalon edhe përshkrimin e proteinave me origjinë bimore si “mish”.

Shumë kompani në mbarë botën shesin “alternativa të mishit me bazë bimore” që reklamohen si zgjidhje për çështjet etike që lidhen me bujqësinë industriale dhe zgjidhjet mjedisore.

Shitja e “mishit të kultivuar” lejohet aktualisht në Singapor dhe Shtetet e Bashkuara, por jo në BE, megjithëse kompanitë europiane kanë mbledhur fonde për të financuar kërkimet për të.

“Mishi i kultivuar” konsiderohet nga BE si “ushqim i ri” dhe si i tillë, si çdo produkt i ri, duhet të marrë autorizim tregtimi.

Ministri italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida tha se “mishi i kultivuar prish marrëdhënien fisnike mes tokës, njeriut dhe punës që na ka shoqëruar për mijëvjeçarë dhe na ka lejuar të kultivojmë tokën”.

Organizata joqeveritare italiane “Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve” beson se ligji i ri është i panevojshëm “pasi “mishi i fermës” nuk është miratuar ende për konsum njerëzor në Europë dhe për këtë arsye nuk mund të hidhet në treg”.

Etiketa: Italiamishi i përpunuar

Lajme të lidhura

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq
Breaking Views

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin
Breaking Views

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët
Aktualitet

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Para
Kapet me doza droge në Tepelenë, procedohet penalisht 18-vjeçari

Kapet me doza droge në Tepelenë, procedohet penalisht 18-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq
Breaking Views

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26

Nuk pati fitues në sfidën mes Bylisit dhe Dinamos e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në ‘Adush...

Lexo më shumë
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com