GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vendimi Kosovës për targat, Vuçiç: Përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse

21:29 - 29/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç takim me klerikët serbë: Vjeshta do të jetë më e vështirë se viti 1945
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimin që qeveria e Kosovës ndërmori për targat serbe, ka reaguar Presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ai shprehet se autoritetet në Prishtinë po planifikojnë një sulm në veriun e Kosovës, në të cilin jetojnë dhe serbë. Duke folur pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Vuçiç tha se fakti që qeveria e Kosovës caktoi një afat deri më 31 shtator për të zëvendësuar targat serbe, do të thotë se pikërisht atëherë është planifikuar sulmi. Vuçiç shtoi se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, por disa njerëz nuk janë të gatshëm edhe pse kanë pasur mbështetjen e fuqive perëndimore.

“Ata kishin mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Kuintit. Kanë marrë dy vendime: një për refuzimin e të drejtës së hyrjes me letërnjoftime personale ku vendosin letrat për të lejuar hyrjen. Vendimi i dytë ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës, krijimin e një stuhie të re (operacioni ushtarak kroat kundër zonave të kontrolluara nga serbët në luftën e viteve 1990) ku ata duan të bindin serbët në harkun kohor të dy muajve që të regjistrohen me targa shqiptare RKS. Ata ndoshta do të shpërndajnë fletëpalosje, pamflete, ju e dini se si ishte në Luftën e Dytë Botërore për të bindur serbët dhe nëse nuk i bindin ata do t’u marrin targat dhe automjetet. Ata nuk janë të interesuar se sa serb do të mbijetojnë” – tha Vuçiç.

Për SHBA-në, tha se është më pak arrogantja në mesin e vendeve të Quintit, ku bëjnë pjesë edhe Britania, Gjermania, Franca e Italia.

Presidenti serb gjatë fjalimit që mbajti në një televizion në Serbi për këtë temë, edhe kërcënoi. “Përgjigjja jonë do të jetë e matur, por vdekjeprurëse dhe e vërtetë”, tha ai.

Qeveria e Kosovës prezantoi sot vendimin me masa reciproke për serbët që hyjnë në Kosovë, sipas të cilave atyre u jepen dokumente të përkohshme identifikimi në të njëjtën mënyrë si qytetarët e Kosovës që marrin letra të përkohshme kur kalojnë në Serbi.

 

Etiketa: Aleksander VucicKosovapergjigjjatargatvdekjepruresevendimi

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Surprizat e para, ky është ylli i muzikës latine që do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival”

Surprizat e para, ky është ylli i muzikës latine që do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com