GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi/ Qeveria i shkurton me 60 mln lekë fondet SHISH-it, ia kalon Ministrisë së Kulturës

21:36 - 05/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hemorragji” nga SHISH, në tre vite lanë punën 152 punonjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme një vendim, sipas të cilit shërbimit sekret i hiqen 60 mln lekë, të cilat i shtohen buxhetit të Ministrisë së Kulturës.

Në vendim thuhet se Shërbimit Informativ të Shtetit, në programin “Veprimtaria informative shtetërore”, në shpenzime korente, i pakësohet fondi prej 60 000 000 lekësh. Kjo shumë i shtohet Ministrisë së Kulturës në programin “Arti dhe Kultura”.

Vendimi vjen në një kohë kur flitet gjithmonë e më shumë për çështjet e sigurisë, ndërkohë që Qeveria ka menduar t’ia pakësojë fondin Shërbimit Sekret, dhe t’ia kalojë Ministrisë së Kulturës për organizimin e aktiviteteve kulturore gjatë sezonit turistik.

V E N D I M

PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E MIRATUAR    PËR VITIN 2023, NDËRMJET MINISTRISË SË KULTURËS    DHE SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, ligjit nr.9936,                                datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 17, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:
  2. a) Ministrisë së Kulturës, në programin “Arti dhe kultura”, në shpenzime korente, i shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për promovimin e trashëgimisë kulturore nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve artistiko-kulturore përgjatë sezonit turistik veror 2023.
  3. b) Shërbimit Informativ të Shtetit, në programin “Veprimtaria informative shtetërore”, në shpenzime korente, i pakësohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh.
  4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës dhe Shërbimi Informativ i Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: fondeKryesore1kulturaSHISH

Lajme të lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Para
Del në dritë video e momentit kur piloti humbet kontrollin e Titan

Del në dritë video e momentit kur piloti humbet kontrollin e Titan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com