GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vendosa të sqaroj njeherë e përgjithmonë konfliktin”, dëshmitë e adoleshentëve dhe vrasja e 15-vjeçarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vendosa të sqaroj njeherë e përgjithmonë konfliktin”, dëshmitë e adoleshentëve dhe vrasja e 15-vjeçarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë në qytetin e Gramshit ndodhi një vrasje, ku si viktima ashtu edhe autori dhe personat e përfshirë në konflikt, ishin të gjithë minorenë, nxënës të shkollës 9 vjeçare. Lidhur me ngjarjen e rëndë emisioni Inside Story në TCH publikoi detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ergi, i arrestuar si autor i krimit, ka rrëfyer se si ka agravuar situate, derisa ai goditi me thikë Fatjonin, një tjetër i mitur.

“Dy ditë më parë së bashku me tre shokët e mi, Xhonatan, Orgito dhe Stiven kam vendosur që të shkojë dhe të sqarojë një herë e përgjitmonë konfliktin që Orgito kishte me adoleshentin Qetsor. Dy prej nesh kishin doreza hekuri ngjyrë gold. Ndërsa unë kisha marrë një thikë që hapje me sustë që e bleva në internet dhe doreza të zeza boksi. Stiven kishtë marrë një thikë që hapej me dorë dhe një dorezë hekuri”, ka thënë në dëshmi, adoleshenti që kreu vrasjen.

Kështu të katër shokët nga fshati Drizë pasi kishin bërë planin e tyre, në fund të mësimit ishin drejtuar qytetit të Gramshit. Nga larg, në fushën e basketbollit kishin dalluar djalin me të cilin kishin probleme me një grup shokësh.

“Sapo jemi afruar Orgito ka filluar të flasë me Qetsorin. Një djalë që ishte me Qetsorin me flokë kacurrela më ka sharë. Ky person më goditi me grusht në fytyrë dhe në atë moment nuk e mendova gjatë se m’u errën sytë dhe me dorën e djathtë nxorra thikën dhe e godita.

Nuk mbaj mend se ku e godita. Gjithashtu nuk mbj mend nëse kam goditur dikë tjetër pas tij pasi mu errën sytë”, është shprehur gjatë dëshmisë.

Një tjetër dëshmi jepet nga një tjetër adoleshent, pjesë e grupit të Ergit, që jep një dinamikë më të detajuar mbi atë që ndodhi gjatë momenteve fatale. Djaloshi tjetër nga fshati Drizë sqaron se ata ishin afruar me presion dhe agresivitet duke zbuluar thikat dhe dorezat.

“Sapo Ergi na ka parë ka veshur dorezat dhe ka nxjerrë thikën dhe i është drejtuar grupit të djemëve duke ju thënë : kush kishte sherr me Orgiton këtu? Ndërkohë që Orgito me Qetsorin po mundoheshin të sqaronin muhabetin, afrohet një djalë me kaçurrela dhe i thotë Ergit pse e ke nxjerrë thikën apo për presion dhe e shau. Ergi ju kthye duke e goditur me thikë në pjesën e barkut.

Ndërkohë mua më erdhi dikush tjetër dhe më gjuajti me grusht në bark dhe unë ju kundërpërgjigj me grusht se dorezën e kisha në xhep. Më vonë pashë Ergin që po mundohej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky është larguar me vrap. Më pas kapa Ergin dhe i thash çfarë bën ashtu dhe u larguam me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës”, ka dëshmuar një prej adoleshentëve që ka qëne pjesë e grupit të ngjarjes.

Personi tjetër që është goditur me thikë sipas kësaj dëshmie më sipër është kushëriri i Fatjonit, Marko i cili mbeti i plagosur.

Pas situatës kaotike të dhunës, adoleshenti Ergi, nuk e kishte kuptuar ende nëse e kishte goditur personin tjetër. Kjo, zbulohet nga kryqëzimi i dëshmive.
“Gjatë rrugës më ka treguar thikën e gjakosur duke më thënë më duket se i kam gjuajtur atij çunit”, ka dëshmuar shoku i tij.

Etiketa: adoleshenteGramshkrimiKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
EMRAT/ Kush janë të zgjedhurit deri më tani si këshilltarë në Tiranë

Zgjedhjet e 14 majit, ja si ndahen mandatet për këshillat bashkiakë/ Doshi rivalizon PD e vulës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com