GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Vendosja e çipit tek njerëzit dhe lidhja e trurit me pajisjet teknologjike, Elon Musk i pakënaqur me kompaninë e tij

16:25 - 23/08/22
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 1 min
A A
Vendosja e çipit tek njerëzit dhe lidhja e trurit me pajisjet teknologjike,  Elon Musk i pakënaqur me kompaninë e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elon Musk kërkon që të investojë në një kompani teknologjie, Synchron Inc. për të implementuar një çip në trurin e njerëzve që do t’i lidhte ata me kompjuterët.

Sipas mediave të huaja, Musk ka kontaktuar themeluesin e kompanisë Synchron, Thomas Oxley për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

Nuk është e qartë nëse do të ketë një transaksion apo marrëveshje konkrete bashkëpunimi mes kompanisë së Elon Musk, Neuralink me Synchron Inc.

Përfaqësuesit për Musk dhe Neuralink nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Një zëdhënës i Synchron nuk pranoi të komentonte. Qasja vjen pasi Musk, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla Inc. dhe zhvilluesi i raketave SpaceX, shprehu zhgënjimin ndaj punonjësve të Neuralink për përparimin e tyre të ngadaltë.

Nuk është e qartë se ku qëndron Neuralink në aplikimin e saj me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të filluar provat njerëzore. Një zëdhënës i FDA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Musk tha në një prezantim publik të vitit 2019 se Neuralink, të cilën ai e lançoi në vitin 2016, synonte të merrte miratimin rregullator deri në fund të vitit 2020. Më pas ai tha në një konferencë të Wall Street Journal në fund të 2021 se shpresonte të fillonte provat njerëzore këtë vit.

E themeluar në vitin 2016, Synchron ka zhvilluar një implant truri që nuk do të kërkonte prerje në kafkë për ta instaluar, ndryshe nga produkti i Neuralink. Qëllimi i tij është të ndihmojë pacientët e paralizuar të përdorin pajisjet dixhitale vetëm me mendjen e tyre.

Etiketa: cipe3lton muskTeknologji

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Kërkohej nga policia, reagon kreu i AKU-së Shkodër: Nuk kam shkelur ligjin

Kërkohej nga policia, reagon kreu i AKU-së Shkodër: Nuk kam shkelur ligjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të...

Lexo më shumë
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com