GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Verdho blen energjinë më shtrenjtë se bursa, 12.6 mijë euro humbja

16:04 - 21/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Verdho blen energjinë më shtrenjtë se bursa, 12.6 mijë euro humbja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korporata Elektronenergjetike Shqiptare ka zhvilluar së fundmi një procedurë për blerjen e 42 mijë Mwh energji për një javë të shtatorit. Në kohën kur vendi kishte rezerva kreu i KESH, Ergys Verdho, shiste energji  në masë kur bursa regjistronte vlerë në rënie. Tani që çmimi në bursën Hungareze, ku edhe bazohet blerja e blerjes-shitjes së energjisë, Verdho kujtohet të blejë energji.

Tenderi për blerjen e është shpallur më datë 15 shtator 2023 dhe sikur shohim në dokument është siguruar 42000 Mwh energji për një javë.

Bëhet fjalë për datat 18 deri në 24 shtator ku çmimi mesatar për këtë blerje rezultoi në 98.96 euro/Mwh me një total prej 4.15 milionë euro.

Të paktën kështu tregohet në të dhënat që ka publikuar vetë KESH përms kontratës së blerjes.

Në fakt, të paktën tenderi duhej shpallur disa ditë para blerjes, por Verdho i ka bërë punët shpejt e shpejt, brenda tre ditës hapi tenderin dhe bleu energjinë.

Sigurisht kjo është një barrë që bie mbi xhepat e qytetarëve, pasi me taksat tona bëhen këto abuzime.

Po të bëjmë një krahasim të kontratës për blerjen, me çmimin e energjisë në bursa vëmë re se pari që blerja po bëhet pikërisht në ditët që çmimi po ndjek trend rritës. Ndërsa gjithashtu, vlen të theksojmë se vlerën 98.96 euro/MWh, Verdho ka bërë blerje me çmim më të lartë se ai në bursë.

Për shembull shohim se më datë 19 shtator 2023 çmimi i energjisë në bursa regjistrohej në vlerën 85, 79 euro/ MWh , çka për atë sasi energjie do të na kushtonte 3.6 milionë euro, pra do mund të blinim energji me rreth 2 mijë euro më lirë.

Ndërsa KESH ka preferuar ta blejë me 98.96 euro/ MWh.

 

Për çdo ditë blerje nga data 18 deri më datë 21 shtator KESH ka blerë energji 2 mijë euro më shtrenjtë. Dhe sipas llogaritjeve për këto ditë Verdho ka shkaktuar të paktën 84, 000 euro humbje, për shkak të blerjeve të nxituara dhe me tenderë fiktivë.

Në këtë pikë na lind pyetja çfarë bëjnë Ministria e Financave dhe AMF në këtë rast? Sepse kjo humbje na tregon dështimin e radhës së qeverisë për zhvillimin e bursave vendase. Kujtojmë se më  datë maj  qeveria ka miratuar dokumentin strategjik 5 vjeçar për zhvillimin e bursës dhe listimin e kompanive me kapital shtetëror.

Gjithashtu  në bashkëpunim me AMF është finalizuar edhe oferta e parë publike fillestare nga një kompani private.

Më pas në korrik u tha se ALPEX bëhet operator i nominuar në tregun e energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës. Por, nëse do të mirëfunksiononte bursa vendase , përse vazhdohet me këto tenderë abuzivë?

Kryesisht në këtë bursë çmimet janë luhatur mes 80 euro MWH dhe 150 euro MWh gjatë kësaj periudhe duke sinjalizuar për një situatë më të favorshme por që sërish sipas ekonomistëve sa i takon krizës mund të sjellë rritje me nisjen e të ftohtit dhe rritjes së kërkesës nga vendet europiane. Por, në tregun shqiptar gjithmonë shkon mbi 90 dhe 170 euro Mwh.

Por, sikur shohim në treg çdo ditë, por edhe sikur Gijotina.com ka publikuar herë Shqipëria vazhdon me paaftësinë për të menaxhuar situatën. Në vazhdojmë të shesim energji pa kontroll në kohën kur bursa bie dhe blejmë në periudhën kur çmimi në bursat rritet.

Lexo edhe: Ergys Verdho i bie me top: 1 MWh po blihet 45-70 euro më shtrenjtë se Bursa e Energjisë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: BURSA HUNGAREZEErgys VerdhoKESHR BLERJE ENERGJIEtende

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Kam patur në dorë largimin tënd”, Kulluri nuk ndal sulmet ndaj Bashës: Je bërë komik

Kulluri-Bardhit: Do kesh takuar ndonjë turist amerikan, por jo...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25

GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu mësohet...

Lexo më shumë
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com