GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veriu i vendit mbulohet nga bora, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

10:01 - 11/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Veriu i vendit mbulohet nga bora, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e deborës në veri të vendit.

Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, reshje dëborë ka pasur në Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin dhe në zonat e thella të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullim, por ka shkëputje të energjisë në disa fshatra.

Edhe territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore. Nga subjektet kontraktore po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Probleme me energjinë elektrike ka në fshatrat Myhejan dhe Kërrnajë, Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme, por është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zinxhirë. Subjektet kontraktore vazhdojnë punën me të gjitha kapacitetet për pastrimin nga bora, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Në Rrugën e Kombit vijon lëvizja e lirë e mjeteve. Tetë borëpastruese punojnë për largimin e borës në të dy krahët e segmentit Morinë-Tunel i Kalimashit, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë nga Shqipëria drejt Kosovës, por edhe nga Kosova drejt Shqipërisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjetit dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat malore me prezencë dëbore.

 

 

 

Etiketa: boreenergjiKryesore1veri

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Tiranë/ I dënuar më parë në Gjermani për vrasje, kapet me armë në banesë një person

Tiranë/ I dënuar më parë në Gjermani për vrasje, kapet me armë në banesë një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com